ISIS publikon hartën se si do jetë kalifati pas 5 vitesh (Shqipëria është pjesë e tij)
Grupimi islamik ISIS shpalli krijimin e shtetit islamik apo ndryshe kalifatit në territoret që kontrollojnë në Irak dhe Siri.
Disa ekspertë thonë se ky është zhvillimi më i rëndësishëm në xhihadizmin ndërkombëtar që pas 11 Shtatorit.
Pasi shpallën kalifatin, militantët suni, që disa ekspertë i përshkruajnë edhe më brutalë se Al Kaeda, kërkuan besnikëri nga të gjithë myslimanët në mbarë botën.
Madje ata publikuan një hartë se si do jetë kalifati pas pesë vitesh.
Edhe Shqipëria, sikundër pjesë të mëdha të Azisë, Afrikës, por edhe Europës, parashikohet të jenë pjesë e këtij kalifati.
Në krye të kalifatit është vendosur Abu Bakr al- Bahdadi.
Pas krijimit të këtij shteti, ISIS thotë se ata do ndryshojnë emrin dhe do quhen thjesht Shteti Islamik.
Mendohet se një grup me shqiptarë lufton përkrah këtyre militantëve islamikë.
Në krye të tyre është Lavdërim Muhaxheri, që vlerësohet si një nga figurat kryesore të Shtetit Islamik.