ISIS shkatërron artefaktet mbi 3 mijë vjeçare në muzeun e Mosulit
Jo vetëm prerje kokash dhe djegie të gjallë të njerëzve. Armiku më i madh i ISIS tani është dhe kultura e lashtë e trashëguar ndër breza. Ekstremistët kanë përdorur cekicë dhe trapanë të fuqishëm për të shkatërruar veprat e lashta të artit mijëra vjeçare që ndodheshin në muzeun në veri të Mosulit.
Në një video të postuar në internet, shfaqen disa burra me mjekër duke thyer statujat e vjetra 3 mijë vjet, ndërsa gjatë videos ata shkatërrojnë edhe një statujë të një hyjnie që datonte nga shekulli IX para lindjes së Krishtit.
Gjatë videos shfaqet një militant i cili thotë se statujat përdhosin fenë sepse ato shfaqin adhurim.
Grupi ekstremist ka shkatërruar një numër tempujsh, përfshirë edhe vendin e shenjtë mysliman me qëllim që të eliminohet ajo që konsiderohet herezi.
“Librat bëjnë thirrje për pabesi dhe mosbindjen ndaj Zotit. Për këtë do të digjen”, ka thënë një militant për Associated Press.
Që nga koha kur Shteti Islamik pushtoi gati një të tretën e Irakut dhe të Sirisë, ata kanë kërcënuar me vdekje dhe shkatërrim çdo gjë që nuk është në përputhje me rregullat e Islamit. Deri më tani ata kanë shkatërruar shumë lokalitete arkeologjike, duke i quajtur si pagane ndërsa disa vende islamike janë cilësuar vende adhurimi.|
Kanë djegur deri instrumente muzikore.
Mosuli, qyteti më i madh në kalifatin e vetëdeklaruar nga Shteti Islamik, përbëhet nga një popullatë e arsimuar dhe divergjente që kërkon ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Por ISIS ka dëmtuar rëndë arkivat e Bibliotekës së Myslimanëve Sunni, 265 vjet të vjetra. Përveç saj u shkatërruan edhe punimet që datonin nga viti 5.000 para lindjes së Krishtit.