Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.41 ▲5.3%
ARI 4,767 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,129 ▼ -1.95% ETH $2,178 ▼ -3.75% XRP $1.3310 ▼ -3.93% SOL $82.1800 ▼ -2.92%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.41 ▲5.3 % ARI 4,767 ▼0.22 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.41 ▲5.3 % ARI 4,767 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Isufaj takohet me shefin e Sektorit për Fuqizim në EULEX, Peter Bach

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim njoftues shefin e Sektorit për Fuqizim në EULEX, Peter Bach me bashkëpunëtorë.

Bashkëpunimi i deritashëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës me EULEX-in, mundësia e thellimit të këtij bashkëpunimi dhe aktivitetet e përbashkëta që do të zhvillohen në të ardhmen, ishin tema të takimit të kryesuesit Isufaj me përfaqësuesin e EULEX-it.

Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj duke vlerësuar bashkëpunimin e deri tanishëm të EULEX-it me KPK-në, tha se në të ardhmen do të punohet që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më tepër.

Ai tha se përfaqësuesit e EULEX-it kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të madh në aktivitetet e KPK-së, ku veçoi kontributin e tyre të vazhdueshëm në hartimin e akteve normative për sistemin prokurorial.

Shefi i Sektorit për Fuqizim në EULEX, Peter Bach, pasi ka uruar kryesuesin Isufi për pozitën e re, tha se deri më tani të dy institucionet kanë pasur bashkëpunim të mirë, duke shtuar së mbështetja për tërë sistemin prokurorial do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan së qëllimi i bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe EULEX-it, është për një sistem prokurorial sa më funksional dhe efikas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.