Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.31 ▼2.49%
ARI 4,683 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,907 ▼ -1.56% ETH $2,461 ▼ -1.24% XRP $1.4345 ▼ -4.03% SOL $97.0900 ▼ -3.83%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.31 ▼2.49 % ARI 4,683 ▼0.26 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.31 ▼2.49 % ARI 4,683 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

Itali: A do të drejtohet vendi nga një ekstremiste e djathtë?

Sipas sondazheve kryeson kampi populist i djathtë i udhëhequr për herë të parë nga një grua. Giorgia Meloni mund të bëhet ekstremistja e parë e djathtë që do të drejtojë Italinë që nga koha e diktatorit Benito Musolini.

Nga zgjedhjet e sotme në Itali mund të ndodhë një kthesë politike, sepse sipas sondazheve të fundit, partia ekstremiste e djathtë “Vëllezërit e Italisë”, e drejtuar nga Giorgia Meloni, është forca më e fortë politike me rreth 25 për qind, kurse socialdemokratët e Enriko Letës pritet të fitojnë rreth 22 për qind të votave.

Rreth 51 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë këtë të dielë. Por edhe pse bëhet fjalë për një votim me ndikimin themelor në drejtimin e vendit, sipas studiuesve elektoralë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pjesëmarrja do të jetë rreth 65 për qind. Sondazhet e fundit janë bërë 14 ditë më parë, sepse ligji italian për zgjedhjet nuk lejon organizimin e sondazheve më afër datës së zgjedhjeve.

Surprizat tek elektorati italian, i cili është i vështirë për t’u parashikuar, janë të mundshme. Por sipas mediave italiane shumica e studiuesve elektoralë mendojnë se këtë të dielë nuk pritet zgjedhja surprizë e Giorgia Melonit, e cila do të ishte ekstremistja e parë e djathtë që do të udhëhiqte vendin që nga koha e diktatorit Benito Musolini.

Mendimi pothuajse unanim është se shanset e skuadrës së Giorgia Melonit  për të fituar janë vetëm 60/40. Katër vite më parë, në zgjedhjet e fundit, “Vëllezërit e Italisë” fituan rreth katër për qind. Fituesit e mëdhenj në atë kohë ishin populiste e majtë “Lëvizja Pesë Yjet” dhe partia populiste e djathtë “Lega”. Yjet ishin partia më e fortë me mbi 32 për qind. Lega mori 17 për qind. Dhe që të dyja ftuan më shumë se sa kishin parashikuar sondazhet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.