🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,669 ▼0.7%
DOW 46,534 ▼0.98%
NASDAQ 22,322 ▼0.7%
NAFTA 95.79 ▲0.27%
ARI 4,889 ▼2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,520 ▼ -4.11% ETH $2,196 ▼ -6.07% XRP $1.4589 ▼ -4.71% SOL $89.9900 ▼ -5.68%
S&P 500 6,669 ▼0.7 % DOW 46,534 ▼0.98 % NASDAQ 22,322 ▼0.7 % NAFTA 95.79 ▲0.27 % ARI 4,889 ▼2.38 % S&P 500 6,669 ▼0.7 % DOW 46,534 ▼0.98 % NASDAQ 22,322 ▼0.7 % NAFTA 95.79 ▲0.27 % ARI 4,889 ▼2.38 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Itali, aprovohet ligji: Jo më Call Center jashtë BE, po Shqipëria?

Parlamenti italian në datën 23 nëntor ka aprovuar ligjin i cili do të ndalojë funksionimin e call center në vendet që nuk janë pjesë e BE siç është Shqipëria. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane.

Për vite me radhë shoqëritë italiane kanë transferuar aktivitetin e tyre call center në shtete jashtë BE për të fituar nga krahu i punës dhe taksat e pakta që paguhen në këto shtete.

Pikërisht në këto shtete bën pjesë edhe Shqipëria, ku sektori i Call Center ka punësuar mijëra të rinj dhe pjesa më e madhe e degëve u përkasin shoqërive italiane.

Por zhvendosja jashtë Italisë e call center ka bërë që shumë italianë të humbin vendin e punës dhe këtë qeveria italiane e ka injoruar për shumë kohë.

Por pas shumë diskutimesh në 23 nëntor në parlamentin e shtetit fqinj u vendos që shoqëritë italiane e kanë të ndaluar të transferojnë aktivitetin e Call Center, qoftë inbound apo outbound jashtë kufijve të vendeve anëtare të BE.  Përndryshe shoqëritë do të paguajnë gjoba të larta.

Neni 35a parashikon se “kur një tregtar vendos për lokalizimin, duke përfshirë caktimin ndaj palëve të treta, aktivitetet e Call Center jashtë territorit kombëtar në një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të njoftojë së paku tridhjetë ditë para transferimit në Ministrinë e Punës, duke treguar numrat e telefonit në dispozicion të publikut  dhe të  sigurohen mbrojtja e të dhënave personale”.

Për më tepër, kur një qytetar telefonohet nga Call Center duhet të njoftohet paraprakisht për vendin në të cilin operatori po telefonon dhe në qoftë se vendndodhja e operatorit në një vend nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.