🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,827 ▲ +0.21% ETH $2,050 ▲ +0.18% XRP $1.3210 ▲ +1.67% SOL $80.1900 ▲ +2.04%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika e zeze

Itali, gjendet i vdekur me fyt të prerë 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar, i njohur si Ismail Lulli, i shpallur i zhdukur që prej së djelës, është gjetur i vdekur në një zonë të San Marinos, në vendin e quajtur Selva Nera.

Sipas deklaratave të policisë lokale, adoleshentit i është prerë fyti. Trupin e gjeti pranë një kanali në një zonë disi shkëmbore një kalimtar i rastit që menjëherë njoftoi autoritetet përkatëse, të cilat pas hetimeve deklaruan se i riu ishte vrarë dhe më pas ishte tërhequr zvarrë e ishte hedhur në vendin e gjetur.

Nga sa mendohet, vrasja mund të jetë kryer për pasojë e ndonjë zënke për një vajzë, ose borxhet e papaguara nga shpërndarja e drogës.

Në trupin e të riut policia gjeti edhe shenja të ngjitësve adezivë, që tregojnë se kanë tentuar ta lidhin, si dhe shenja të tjera të prerash, por që pas autopsisë do të mësohet nëse janë shkaktuar nga thika, gjatë tërheqjes zvarrë të trupit apo gjatë rënies në terrenin shkëmbor.

Sipas policisë, për kryerjen e aktit duhet të kenë qenë më shumë se një person, duke pasur parasysh që i riu ishte i gjatë 1.80m. Pranë trupit gjithashtu janë gjetur edhe armët e krimit, sikurse edhe celulari i viktimës.

Pikërisht nga tabulatët e celularit karabinierët kanë rënë në gjurmë të dy të rinjve të tjerë shqiptarë të cilët po merren në pyetje.

Ata ishin miq të të riut. Nga Ismaili nuk dihej gjë që prej së dielës në mbrëmje, kur ai u kishte dërguar një mesazh familjarëve të tij, ku u thoshte se dëshironte të ndryshonte jetë.

“Po shkoj në Milano, mos më kërkoni”, mësohet të ketë shkruar i riu, por nuk përjashtohet edhe mundësia që mesazhin ta kenë shkruar vrasësit e tij për të vonuar kërkimet.

Ismail Lulli jetonte me të ëmën dhe motrën e tij më të vogël në moshë dhe vazhdonte studimet për hoteleri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.