Itali, kapet gjyshja shqiptare që trafikonte kokainë
Pasi e mbajti dosjen nën hetim për më shumë se një vit, njësia task forcë pushoi hetimet për dosjen “Beqja”, në të cilën u verifikuan tre konçesione në fushën e shëndetësisë.
Në përfundim, prokurori Endrit Bimi u shpreh se nuk gjeti elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë në tendera.
Pas pyetjes për dhjetëra zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe dokumenta të sekuestruara për këtë qellim nga ky dikaster, prokurori iu përgjigj se nuk janë kryer veprime të dyshimta përgjatë dhënies me konçesion të:
kontrollit mjekësor me vlerë 120 milionë euro, as në konçesionin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë, si dhe në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirugjikale me vlerë 100 milionë dollarë.