Europa

Itali, sekuestrohen 53 milionë euro falso

Plot 53 milionë euro në kartmonedha falso janë gjetur nga karabinierët në qytetin e Napolit, në Itali, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve.

1423744586itali-leke-per-te-gjitheSipas burimeve, që citojnë autoritetet përgjegjëse, bëhet fjalë për shumën më të madhe të parave të falsifikuara të sekuestruara ndonjëherë.

Paratë u gjetën gjatë kontrollit të një banese në lokalitetin Vilarika, të fshehura në një bodrum. Kartmonedhat ishin të prerjeve 100, 50, 20 dhe 10-euroshe dhe ishin gati për t’u shpërndarë në treg.

Karabinierët kanë arrestuar pronarin e banesës, një person i njohur për forcat e rendit dhe i konsideruar si përgjegjësi kryesor për falsifikimin dhe përhapjen e parave të falsifikuara.

Ndërkohë, prokuroria e Napolit ka nisur hetimet për të rindërtuar gjithë skemën e përgjegjësisë, që nga prodhimi e deri tek kanalet e shpërndarjes së parave.

Për të përcaktuar cilësinë e prodhimit të kartmonedhave dhe për të zgjeruar gamën e hetimeve janë angazhuar specialistë të Njësisë operative të antifalsifikimit monetar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button