Italia dhe Zvicra nënshkruajnë një marrëveshje për sistemin fiskal
Qeveritë italiane dhe zvicerane nënshkruan dje një marrëveshje paraprake për lehtësimin e luftës kundër evazionit fiskal dhe që parashikon një shkëmbim automatik të informacioneve mes dy vendeve duke nisur nga viti 2018.
Marrëveshja, që duhet të ratifikohet nga dy Parlamentet përkatëse para se të hyjë në fuqi, u nënshkrua në Milano nga ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan dhe hologia zvicerane, Eveline Widmer-Schlumpf.
“Marrëveshja e nënshkruar parashikon eliminimin e parajsës fiskale”, deklaroi Padoan për shtypin duke shtuar se kjo marrëveshje do të sillte përfitime për financat publike italiane.
“Shkëmbimi i parë automatik i informacioneve financiare mes Italisë dhe Zvicrës do të zhvillohet para muajit shtator të vitit 2018 dhe do të përfshijë dhe vitin 2017”, theksoi ministria italiane në një komunikatë duke siguruar se marrëveshja i jepte fund sekretit bankar zviceran.
Ministri italian shtoi përveç të tjerace se Italia do të nënshkruajë të enjten një marrëveshje të ngjashme me Liechtenstein.
Marrëveshja me Zvicrën përqendrohet në shkëmbimin e informacioneve duke u mundësuar institucioneve financiare të marrin të dhëna për qytaterët italianë që posedojnë të ardhura apo kapitale në Zvicër dhe modifikimin e traktatit dypalësh ekzistues kundër tatimit të dyfishtë.
Dy palët nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve të tjera si regjimi fiskal transkufitar apo çështjet relative për statusin e ”Campione d’Italia”, një enklavë italiane në territorin zviceran.