Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.65 ▲0.8%
ARI 4,790 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,091 ▲ +1.6% ETH $2,196 ▲ +0.7% XRP $1.3433 ▲ +0.85% SOL $83.3200 ▲ +1.49%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Italia voton nesër për ndryshimet kushtetuese

Nesër nga ora 7 deri në orën 23, në Itali do të zhvillohen votimet për referendumin mbi disa reforma në Kushtetutë. Ndryshe nga referendumet e tjerë, ku parashikohet arritja e një kuorumi, në këtë rast rezultati ka vlerë, edhe në rast se nuk voton shumica e atyre që kanë të drejtë vote.

Të rejat kryesore që parashikon reforma kushtetuese janë: ndryshimi i kompetencave dhe përbërjes së Senatit, i cili nga 320 anëtarë të zgjedhur drejtpërdrejt me votën e qytetarëve, do të kalojë në 100 anëtarë që do të jenë kryebashkiakë dhe këshilltarë komunalë.

Në rast se shumica e votave të së dielës do të jetë “PO”, një sërë kompetencash do të kalojnë nga rajonet te qeveria, e cila do të ketë në këtë rast edhe një mjet tjetër pushteti: të ashtuquajturën votë me datë të sigurtë. Për masat e rëndësishme, Dhoma e Deputetëve dhe Senati do të kenë vetëm 70 ditë kohë për të aprovuar ose hedhur poshtë një normë.

Nëse shumica e votuesve shprehet pro, kryeministri aktual Matteo Renzi do të dalë më i fortë dhe do të mund të përballojë më mirë opozitën e “Lëvizjes 5 Yje” dhe të forcave të djathta, si dhe do të arrijë në fund të legjislaturës që mbyllet në vitin 2018.

Skenari është më i ndërlikuar nëse nga votat del një “JO”. Në këtë rast, kryeministri – siç ka deklaruar, – mund të japë dorëheqjen dhe Presidenti i Republikës mund të mos e pranojë, por në këtë rast të kërkojë votën e Parlamentit, që mund të vendosë për një qeveri teknike.

Por varianti më i mundshëm, sipas analistëve, mbetet një qeveri e re me në krye sërish Renzin. Megjithatë rezultati eshte veshtire te parashikohet, sepse përqindja e të pavendosurve mbetet tepër e madhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.