☁️
Tiranë 16°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.07 ▲0.87%
ARI 4,865 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,028 ▲ +1.06% ETH $2,319 ▲ +2.49% XRP $1.3588 ▲ +0.47% SOL $83.6600 ▼ -0.39%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.07 ▲0.87 % ARI 4,865 ▲0.3 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.07 ▲0.87 % ARI 4,865 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Ivanov: Mund të presim maksimalisht 2 000 migrantë

Maqedonia mund të akomodojë maksimalisht një kontigjent prej 2 000 refugjatësh, deklaroi presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov duke reaguar ndaj njoftimit të Bashkimit Evropian të krijimit të 100 mijë vendeve pritëse për refugjatët në Greqi dhe në Ballkan për menaxhimin e krizës migratore.

“Kapaciteti akomodues i Maqedonisë është 2 000 refugjatë maksimalisht në bashkëpunim me UNHCR-në dhe Kryqin e Kuq”, deklaroi Ivanov në Bruksel për median maqedonase, që publikoi sot deklaratat e tij.

Krerët e shteteve ose të qeverive të 10 shteteve anëtare (Gjermania, Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Luksemburgu, Holanda, Rumania dhe Sllovenia) por gjithashtu të tri vendeve që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia u takuan dje në Bruksel për të shqyrtuar mënyrat e frenimit të krizës migratore të paprecedentë që po trondit Evropën.

Me 100 mijë vende pritëse, Greqi ka pranuar të krijojë me ndihmën e Komisariatit të lartë për Çështjen e Refugjatëve (UNHCR-ja), 30 mijë vende akomoduese deri në fund të vitit. Në një etapë të dytë, 20 mijë vende të tjera do të krijohen, me subvencione nga UNHCR-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.