🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.41 ▼0.3%
ARI 5,012 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,775 ▲ +2.18% ETH $2,185 ▲ +4.31% XRP $1.4473 ▲ +2.42% SOL $92.1200 ▲ +4.66%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.41 ▼0.3 % ARI 5,012 ▼0.99 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.41 ▼0.3 % ARI 5,012 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Ivanov: Vijojnë konsultimet për gjetjen e zgjidhjes juridike për faljet

Vijojnë konsultimet me ekspertë juridik për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme juridike lidhur me vendimin për falje-lirim nga përndjekja pa procedim, deklaroi sot kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Siç paralajmërova në paraqitjen time të fundit, lidhur me kërkesat personale për tërheqje të vendimit për falje-lirim nga përndjekja pa procedim, vijojnë konsultimet me ekspertë juridik me qëllim të gjetjes së zgjedhjes së mundshme juridike, thekson Ivanov në deklaratën e tij me shkrim.

Nga konsultimet e deritanishme me ekspertët kryesor në shtet, Ivanovi informon se nuk është gjet bazë juridike për tërheqje të vendimit.

– Konsultimet vazhdojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes. I ftoj edhe liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, që edhe ata të përfshihen në këtë proces dhe të ofrojnë zgjidhje juridike e cila do të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, thotë presidenti Ivanov.

Si edhe deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, do të veproj veçanërisht dhe ekskluzivisht sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë, thekson presidenti Ivanov.

– Lidhur me protestat deklaroj se askujt nuk i është mohuar e drejta për shprehje të pakënaqësisë ose protestës për cilindo vendim të cilitdo institucion shtetëror. Por, në realizimin e kësaj të drejte ftoj të mos prishet rendi dhe qetësia publike dhe të mos shkatërrohet prona private dhe shtetërore, vazhdon Ivanov.

Republika e Maqedonisë, siç thotë ai, është ballafaquar me sfida dhe kriza, por gjithnjë ka gjetur zgjidhje përmes dialogut në institucione duke u udhëhequr para së gjithash nga interesi i qytetarëve dhe ai shtetëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.