🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,447 ▲1.63%
DOW 45,763 ▲1.21%
NASDAQ 21,239 ▲2.14%
NAFTA 102.48 ▼0.39%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,580 ▲ +0.36% ETH $2,083 ▲ +1.23% XRP $1.3310 ▼ -0.66% SOL $82.0100 ▼ -2.54%
S&P 500 6,447 ▲1.63 % DOW 45,763 ▲1.21 % NASDAQ 21,239 ▲2.14 % NAFTA 102.48 ▼0.39 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,447 ▲1.63 % DOW 45,763 ▲1.21 % NASDAQ 21,239 ▲2.14 % NAFTA 102.48 ▼0.39 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ivanoviq u vra me revole me shurdhues, vrasësi mbante kapelë

Politikani serb dhe lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanovic 54 vjeç u vra sot në mëngjes në orën 8:20 në Mitrovicë të Veriut.

Sipas mediave në Serbi, vrasësi kishte kapelë dhe qëlloi në Ivanovic’in nga pistoleta me shurdhues, e më pas e dogji veturën me të cilën u arratis, transmeton gazetametro.net.

Sipas informatave të para, gjithë pjesa veriore e Mitrovicës është nën bllokadë të fortë policore dhe janë në ndjekje të vrasësit dhe bashkëkryerësve të tij eventual. Hetimet janë në zhvillim. Ai qëlloi në Ivanovic’in derisa ai hynte në zyrat e partisë së vet.

Ivanovic’i pas sulmit u transportua në QS të Mitrovicës së Veriut, por pa shenja jete. Ndihmën e parë e kishte thirrur fqinja e cila shkonte për të blerë bukë. Ivanovic vdiq rreth orës 9:30 pasi që disa herë ishte qëlluar në pjesën e epërme të trupit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja ndërsa pistoleta ka pasur shurdhues. Sulmuesi ishte me kapuç, xhaketë dimri dhe e priste Oliverin që t’i afrohet shtëpisë ku e kishte partinë, qëlloi në të dhe u arratis.

Jo larg vendit të krimit u gjet vetura e djegur “Opel Astra”, me të cilën me siguri kishte ikur vrasësi dhe e kishte djegur për ti fshehur gjurmët. Për momentin nuk dihet se a ka pasur vrasësi bashkëkryerës i cili e priste në veturë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.