☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.54 ▲2.91%
ARI 4,535 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,400 ▼ -1.97%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.54 ▲2.91 % ARI 4,535 ▲0.24 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.54 ▲2.91 % ARI 4,535 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Izraeli feston 60-vjetorin e krijimit, mijëra arabë përkujtojnë eksodin

Izraeli festoi sot 60-vjetorin e ekzistencës së trazuar ndërkohë që palestinezët përkujtuan “Nakba”-n, “katastrofën”, që ishte për ta krijimi i Shtetit hebre.

Mijëra arabë izraelitë protestuan sot kundër shkatërrimit të shtëpive të tyre dhe eksodin masiv palestinez 67 vjet më parë, ditë kur Izraeli feston 60-vjetorin e krijimin të tij, theksuan gazetarët.

Izraeli feston sot ditën e Pavarësisë, përvjetorin e shpalljes së Shtetit më 14 maj 1948. Ky përvjetor u festua sipas kalendarit hebre dhe përkonte këtë vit me 23 prillin.

Por, për palestinezët dhe shumë arabë izraelitë që kanë qendruar në tokat e tyre, krijimi i Izraelit, lufta që e ka shoqëruar si dhe largimi i qindra mijëra palestinezëve janë konsideruar si “Nakba” (katastrofë).

Mijëra arabë izraelitë janë mbledhur me flamuj palestinezë në duar rreth Al-Hadatheh, pranë Tiberiadit, një prej fshatrave të shkatërruar gjatë luftës izraelo-arabe që shoqëroi krijimin e Izraelit.

“Gjyshërit tanë janë detyruar të largohen. Ata na kanë kërkuar të mos e lëmë tokën tonë, të rikthehemi dhe të mos e braktisim”, theksoi një militant i Hammad Abu Al Haija në turmë duke shtuar se është radha jonë për t’iu thënë fëmijëve tanë të mos largohen.

Arabët izraelitë janë 1,730 milionë, rreth 20,7 për qind e popullsisë izraelite, hebrenj 74,9 për qind, sipas të dhënave zyrtare izraelite të publikuara këtë javë. Këto shifra përfshijnë rreth 310 000 residentë të Jerusalemit Lindor, pjesë palestineze e aneksuar nga qyteti. Ky aneksim nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.