Bota

Izraeli vazhdon ofensivën tokësore në Gazë

Operacioni i trupave tokësore izraelite në Rripin e Gazës ka vazhduar, ndërsa trupat me mbështetjen e tankeve, avionëve dhe anijeve i vazhduan goditjet ndaj objektivave të ndryshëm, përfshirë tunelet që përdoren nga luftëtarët e Hamasit.

Mideast Israel Palestinians

Ushtria izraelitë thotë se ka goditur rreth 200 objektiva të t

erroristëve që nga dita e enjte, përfshirë mbi 20 tunele që përdoren për të hyrë në Izrael dhe për të çuar atje kontrabandë armë dhe eksplozivë. Ushtra thotë se gjatë ofensivës janë vrarë 20 militantë.

Gjatë ofensivës, militantët palestinezë kanë vazhduar të hedhin raketa në Izrael.

Mbrëmë në darkë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së pati një takim urgjent për të diskutuar mbi gjendjen në Gazë.

I dërguari palestinez Riyad Mansour tha se Izraeli është duke kryer krime lufte dhe po shkel të drejtat e njeriut për popullin palestinez.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Ron Prosor, tha se Izraelit nuk i ka mbetur zgjedhje tjetër, veç ofensivës në Gazë, duke thënë se qëllimi është shkatërrimi i kapaciteteve terroriste të Hamasit. Ai tha se ky i fundit “ka hedhur poshtë çdo propozim për kthimin e qetësisë në rajon.”

Një zyrtar i OKB-së tha se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon shkon të shtunën në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në ndërmjetësimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, që kontrollon Rripin e Gazës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button