Kronika

Autori i vendosjes së bombave lëvizte me biçikletë, erdhi nga Linza (Foto )

Vendosja e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, dhe ajo në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha” kanë lidhje mes tyre.

foto2Kjo rezulton nga hetimet e kryera deri më tani dhe konfirmohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kreu i Policisë Didi sqaroi se ne te dyja është vendosur mase e barabarte prej 400 gramësh dhe dyshohet se është vendosur nga i njëjti njeri.

Policia ka publikuar edhe fotot e personit i maskuar me biçiklete, i cili vendos 400 gramë tritol ne motorin e kondicionerit i vendosur ne murin e jashtëm të farmacisë. Tritoli është vendosur në orën 2 e 23 minuta ne farmaci dhe është shpërthyer 32 minuta me vone. Burimet brenda grupit hetimor kane arritur te zbardhin levizjet e bombëvënësit, duke shfrytezuar dy numrat e telefonit qe kane mundur te zbardhin.
Top Channel ka mesuar se numrat qe jane perdorur per te aktivizuar dhe shperthyer bombat jane blere ne datat 31 janar dhe 2 shkurt ne nje zone periferike te Tiranes, ne Laprake. Per blerjen e tyre jane perdorur emra fiktive, dhe per kete arsye policia ka pyetur te marten edhe perfaqesues te kompanive celulare se si ka ndodhur shitja e tyre.

Personi qe i ka aktivizuar ato ka qene i njejti me atë që shihet në fotot e publikuara nga policia, i cili sipas te dhenave te qelizes se celularit eshte nisur ne oret e para te mengjesit nga Linza, ku ka vendosur fillimisht bomben te farmacia dhe me pas ate prane stacionit te autobusit ne rrugen ‘Muhamet Gjollesha’. Me pas, i thane burimet hetimore Top Channel, personi eshte kthyer perseri ne Linze prej ku ka aktivizuar bombat permes te njejtit numer celulari. Bomba e pare ka shperthyer, ndersa e dyta per fat te mire jo. Hetimet vazhdojne dhe policia eshte duke kontrolluar kamerat e vendosura nga Bashkia ne rruge.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button