SwissLeaks, edhe Klintonëve u del emri në skandal
Fondacioni i bamirësisë i Hillary Klintonit dhe familjes së saj ka marrë pothuaj 81 milionë dollarë nga donatorë të pasur ndërkombëtarë që ishin klientë të bankës zvicerane, tashmë në qendër të polemikave, Hsbc.
Dosjet e nxjerra kanë zbuluar identitetet e shtatë donatorëve për Bill, Hillary and Chelsea Foundation me llogari në Gjenevë.
Ata përfshijnë Frank Giustran, një manjat minierash nga Kanadaja si dhe një prej mbështetësve financiarë më të mëdhenj të fondacionit, dhe Richard Caring, manjati britanik i shitjeve me pakicë, i cili përdori llogarinë e tij të pataksueshme në Gjenevë për të transferuar 1 milion dollarë për në fondacionin me qendër në Nju Jork.


![Anije mallrash lundrojnë në Gjirin Persik, pranë Ngushticës së Hormuzit, siç shihet nga Ras al-Khaimah veriore, pranë kufirit me guvernatoratin Musandam të Omanit, në mars [Dosja: Reuters]](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2026/04/2026-03-30T160853Z_1865467844_RC2B2KACZ1E9_RTRMADP_3_IRAN-CRISIS-IMF-1775503277.jpg-600x380.webp)
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.