Ja çfarë ndodh kur nuk i lani dhëmbët
Dhëmbët normalisht duhen larë dy herë në ditë, por ka dhe nga ata që e shmangin këtë zakon të përditshëm.
Sipas dentistëve, kjo mund të çojë jo vetëm në prishjen e dhëmbëve dhe gjakderdhje të mishrave të tyre, por edhe në sëmundje të zemrës.
Por ekspertët tregojnë se çfarë ndodh në të vërtetë.
Kryesorja është frymëmarrja e keqe. Nëse nuk i lani dhëmbët, mbetjet ushqimore do të jenë burimi kryesor jo vetëm i kavitetit dhe pllakëzave por dhe erës së keqe të gojës.
Toksinat dhe bakteret e gojës mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut duke bllokuar arteriet e për pasojë mund të sjellë një bllokim të zemrës.
Duke larë dhëmbët stimulohet edhe qarkullimi i gjakut në mishrat e tyre dhe kjo është pjesë e rëndësishme e shëndetit të gojës. Nëse nuk i lani atëherë stimuloni gjakderdhjen e tyre.
Nëse nuk i lani dhëmbët krijohet periodontitis, e për pasojë nëse nuk trajtohet ju dëmton kockën e nofullave, dhe krijon hapësirë mes dhëmbëve dhe mishrave. Kështu do të humbisni dhëmbët tuaj.
Nëse do të keni të gjitha këto të këqija nga moslarja e dhëmbëve, të jeni të sigurtë se askush nuk do të donte tju puthte.
Gjatë ngrënies konsumojmë edhe pije të ndryshme me ngjyrë, apo verë dhe kafe dhe nëse dhëmbët nuk lahen do humbasin bardhësinë dhe shkëlqimin e tyre.