☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,473 ▼ -1.94% ETH $2,206 ▼ -1.7% XRP $1.3327 ▼ -0.79% SOL $82.4100 ▼ -2.18%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ja cilët janë qytetet më të ndotur në Shqipëri

Qytetet më të mëdha të vendit, si Elbasani, Tirana, Fieri, janë qendrat me normat më të larta të ndotjes, ndërkohë që një prej shkaktarëve kryesorë mbeten makinat me naftë.

Alarmi vjen përmes Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, sipas së cilës hedhjet në ajër janë disa herë mbi normë.

Veçanërisht problematike gjendja mbetet në kryeqytet ku hasen norma shumë të larta oksid karboni, plumbi, magnezi, zinku, kromi, e dyoksid karboni.

Ndotësit kryesorë të ajrit aktualisht janë LGS bloza, grimcat PM10, monoksidi i karbonit, hidrokarburet policiklike aromatike (HPA) dhe ndotësit fotokimikë (ozoni e bioksidi i azotit), të lidhur thuajse tërësisht me shkarkimet e trafikut në Shqipëri. Në disa qytete të Shqipërisë LGS, bloza dhe PM 10 janë disa herë më të larta se normat e lejuara.

Shkarkimet e automjeteve me naftë, sipas Agjencisë, janë përgjegjës për shumicën e grimcave PM10 në ajër, ku pjesa më e madhe e tyre, në sasinë e blozës së përgjithshme, varion nga 80-90 % të sasive totale te PM10, të hasur në ajrin urban. Këto shkarkime mund të jenë kancerogjene.

Karakteristikë kryesore e këtyre shkarkimeve, është formimi e çlirimi në sasi 20 herë më të mëdha të elementëve të dëmshëm, sesa tek makinat e benzinës.

Për këtë arsye, Agjencia e Mjedisit rekomandon: Rinovimin e flotës së automjeteve dhe një raport më të favorshëm për automjetet që përdorin si lëndë djegëse benzinën e gazin.

Përmirësimin e trafikut urban, Respektimin e normave mjedisore në punimet e infrastrukturës rrugore dhe nga sektori i ndërtimit, si dhe në menaxhimin e mbetjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.