roze

Ja kush shpallet “Modelja e Vitit”

Ajo është një imazh i dashur i modës, e cila ka pozuar për fushata të shumta këtë vit dhe Bella Hadid ka vërtetuar statusin e saj teksa ka rrëmbyer çmimin “Modelja e Vitit” në ceremoninë e “GQ”, organizuar mbrëmjen e së martës.

Modelja 19-vjeçare, e cila dukej e mrekullueshme me një fustan të gjatë, është shprehur se ishte gati të pësonte një atak në zemër në momentin që është ngjitur në skenë për të marrë trofeun e fituar.

“Kjo është e mrekullueshme. Kam punuar vërtet shumë dhe është shumë e rëndësishme të vlerësohesh për punën tënde”, ka thënë Hadid në momentin e marrjes së çmimit, e cila gjithashtu bëri një dedikim prekës për nënën e saj Yolanda Foster, e diagnostikuar me sëmundjen e “Lyme” që prej 2012.

“Kjo është hera e parë, pas 4 vitesh, që nëna ime del nga krevati i saj, rregullon flokët dhe vendos makijazh. Jam shumë e lumtur që ajo është këtu sot”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button