🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.05 ▲2.72%
ARI 4,464 ▲1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,320 ▼ -4.3% ETH $1,984 ▼ -4.27% XRP $1.3312 ▼ -3.07% SOL $82.8400 ▼ -5.37%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.05 ▲2.72 % ARI 4,464 ▲1.24 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.05 ▲2.72 % ARI 4,464 ▲1.24 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Keshilla

Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

shalqiShalqiri është një nga frutat më të preferuara gjatë verës. Ai është i lehtë dhe i freskët, ideal si një copëz vakti në mesditë dhe i pasur me ujë. Perfektë për t’u ngrënë në ditët më të nxehta për t’i dhënë hidratimin e duhur trupit tonë. Por shpesh, kur hahet shalqi, të gjithë kanë tendencën t’i heqin farat e tij, duke menduar se nuk bëjnë mirë, kur në fakt është e kundërta. Farat e shalqirit janë plotësisht të ngrënshme, ndërsa trupit tonë i sjellin përfitime të ndryshme. Konkretisht, farat e shalqirit janë të pasura me substanca ushqyese, me kripëra minerale si hekur dhe magnez, që mbajnë nën kontroll qarkullimin e gjakut, proteina, duke kaluar te vitaminat e grupit B dhe acidet yndyrore të pangopura, të cilat janë shumë të dobishme për uljen e kolesterolit të keq. Ndërkaq, vitamina E, e cila gjendet në brendësi të farave të shalqirit, është më se e domosdoshme në luftën kundër radikaleve të lira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të hequr lodhjen.

Por si mund të hahen farat e shalqirit?

Ka disa persona që i hanë në të njëjtën kohë me fetat e shalqirit, ndërsa disa të tjerë i preferojnë të thara sipas traditës lindore: në rastin e parë kanë një efekt laksativ, gjithsesi mos e ekzagjeroni.

Përfitimet e tjera të frutës së kuqe 

Shalqiri ka formë sferike dhe mund të peshojë nga 5 deri 20 kg, i mbështjellë nga një lëvozhgë e gjelbër e çelur me shirita të gjelbër të errët, me trashësi nga 2 deri 4 cm brenda së cilës ndodhet masa për ushqim në ngjyrë të kuqe të ndezur. Por ka edhe shalqinj me ngjyrë të verdhë të çelur. Përmban shumë ujë dhe është i mirë për të sëmurët që vuajnë nga veshkat, ndërsa ai ka shije të ëmbël. Më së shumti kultivohet në vendet europiane si Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia dhe Spanja.

– Shalqiri është i pasur me elektrolite dhe ujë, pra është dhuratë e natyrës për të luftuar vapën tropikale, etjen dhe dehidratimin.

– Ndonëse ka pak kalori (30 kalori në 100 g), shtatzënat që kanë prirje për të ngrënë tepër shalqi, duhet të kenë kujdes, sepse rritet niveli i sheqerit.

– Shalqiri është jashtëzakonisht i pasur me fitonutrientë dhe antioksidantë që ruajnë shëndetin.

– Burim i shkëlqyer i vitaminës A, antioksidant natyror, (100 g shalqi i freskët ofron 569 mg apo 19% të nevojave ditore për këtë vitaminë). Vitamina A është e rëndësishme për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, ndërsa mbron edhe shumë funksione të tjera të trupit, përfshirë aty edhe shëndetin e mushkërive dhe të zgavrës së gojës.

– Shalqiri është i pasur me antioksidantë të tillë si likopeni, betakaroteni, luteina, zeaksantina dhe kriptoksantina. Këta antioksidantë janë të efektshëm në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë, prostatë, në gjinj dhe mushkëri.

– Është burim i shkëlqyer i kaliumit, që është i domosdoshëm për baraspeshën e elektroliteve, për kontrollin e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut. Është i rëndësishëm për parandalimin e goditjeve kardiake dhe atyre në tru.

– Përmban sasi të mëdha vitamine B6, B1, C, si dhe magnez. Ushqimi i pasur me vitaminën C ndihmon sistemin imunologjik, kurse mangani si element është me rëndësi për lëkurën dhe kockat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.