Moda

Ja pse Zuckerberg dhe burra të tjerë të suksesshëm veshin të njëjtën gjë çdo ditë!

Drejtori ekzekutiv i rrjetit më të famshëm social Facebook, Mark Zuckerberg, gjatë një sesioni këtë muaj, kishte marrë një pyetje e cila ishte evidente në mendjen e shumë njerëzve që i përcillnin aktivitetet e tij.

ja-pse-zuckerberg-dhe-burra-t-euml-tjer-euml-t-euml-suksessh-euml-m-veshin-t-euml-nj-euml-jt-euml-n-gj-euml-ccedil-do-dit-euml-foto_hd“Pse gjithmonë keni të veshur të njëjtën bluzë, çdo ditë?”, kishte qenë pyetja.

E përgjigja e bossit të Facebook ishte shumë e thjesht. Tha se veshja nuk është një gjë që ai dëshiron të harxhojë shumë energji.

Dhe Zuckerberg nuk është i vetmi që ka një ide të tillë.

Disa nga njerëzit e suksesshëm, në të kaluarën dhe tash, veshjen e shohin si një mendjelehtësi, transmeton Telegrafi. Disa të tjerë pak më ndryshe.

Ja disa shembuj nga njerëzit më të famshëm:

Njëri ndër ta është edhe themeluesi i Apple, Steve Jobs. Madje, sipas tij, ai kishte dashur që të dizajnonte një uniformë të veçantë edhe për punonjësit, gjë që ishte refuzuar.

Presidenti amerikan, Barack Obama ndërkaq është parë gati gjithnjë duke veshur një kostum gri ose blu.

“Nuk dua të shpenzojë kohë rreth vendimeve se çfarë kam për të ngrënë ose për të veshur, sepse kam shumë vendime tjera për të marrë”, citohet të ketë thënë Obama.

Gruaja e tij e dytë, Elsa, thuhet se e kishte “mbajtur” gjeniun me kostume të “mprehta”. Megjithatë, derisa plakej, ai kishte shfaqur preferenca drejt xhupave të pambukut dhe sandaleve.

Vetëm për shkak se ju jeni drejtor krijues i Chanel, nuk do të thotë që ju duhet të mbaheni lart me modelet e fundit. Lagerfeld mund të ndryshojë pak nga të tjerët që përmendem deri më tani, por “baza” e tij gjithmonë duket të mbetet në të njëjtin nivel.

Përshkrimi për të: “një xhaketë e errët, e ngushtë, mbi një këmishë blu. Pantallona të zeza dhe këpucë të ndjeshme”.

Kështu New York Times Magazine e ka përshkruar veshjen tipike të Christofer Nolanit, regjisorit, skenaristit dhe prodhuesit të filmave.

Nolan “shumë kohë më parë kishte vendosur që është humbje kot e energjisë të mendosh çdo ditë çfarë për të veshur”, sipas një profili të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button