Ja raporti i plotë i prokurorit Williamson
Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, në një konferencë shtypi sot në Bruksel ka paraqitur raportin e hetimeve të bazuara në Raportin e Dick Marty-t lidhur me trafikimin e organeve gjatë luftës, por edhe për vrasjet e kryera nga struktura të UÇK-së gjatë dhe pas luftës.
Lexojeni të plotë deklaratën e Prokurorit Williamson:
Në shtator të vitit 2011, Task Forca Hetimore Speciale – TFHS-ja – u vendos nga Bashkimi Evropian të zhvillojë një hetim penal në shkallë të plotë për pohimeet e përmbajtura në raportin e Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Unë u emërova si Kryeprokurori, në udhëheqjen e TFHS-së, dhe mori pozitën time në muajin vijues, në tetor 2011.
Për dy vjet e gjysmë TFHS-ja ka zhvilluar një hetim të detajuar e intensiv për pohimet e raportit të Dick Marty-t. Ky hetim përfshin intervistat e qindra dëshmitarëve nëpër vendet e Evropës dhe më tutje. Ai ka përfshirë shqyrtimin e mijëra faqeve të dokumenteve të përpiluara nga organizata dhe individë të shumtë që ishin të angazhuar në Kosovë gjatë periudhës së përqendrimit tonë hetimor dhe pas asaj.
Kjo ka qenë një detyrë shumë sfiduese për TFHS-në. Ne po shqyrtojmë ngjarjet që ndodhën afërsisht 15 vjet më parë dhe për të cilat ekzistojnë shumë pak, ose aspak, prova materiale. Shumë dëshmitarë të cilët ne besojmë kishin informata që do të kishin lidhje me hetimin tonë kanë ndërruar jetën ose janë bërë aq të drobitur që nuk janë në gjendje që të japin dëshmi. Po ashtu një numër të dëshmitarëve të mundshme të identifikuar nga ana e TFHS-së nuk janë intervistuar sepse vendndodhjet e tyre aktuale nuk mund të zbuloheshin. Më në fund, ne kemi përballur sfidat që vijnë nga një klimë e frikësimit që përpiqet të minojë çdo hetim të individëve të lidhur me ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ja.
Të gjeturat e përgjithshme
Me gjithë këto vështirësi, unë jam i bindur se TFHS-ja ka zhvilluar hetimin më të plotë që është bërë deri sot për krimet e kryera pasi lufta përfundoi në Kosovë në qershor të vitit 1999. Si rezultat i këtij hetimi, ne besojmë se TFHS-ja do të jetë në gjendje të ngrejë një aktakuzë kundër zyrtarëve të lartë të caktuar të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këta individë mbajnë përgjegjësinë për fushatën e persekutimit që është drejtuar kundër popullsive serbe, rome dhe pakicave të tjera në Kosovë si dhe kundër bashkëkombësve shqiptarë të Kosovës të cilët i etiketuan si kolaboracionistët e serbëve ose, më shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politik të udhëheqësisë së UÇK-së.
Të dhënat e përpiluara nga TFHS-ja tregojnë që elementë të caktuar të UÇK-së qëllimisht i vuri popullsitë pakice në shwnjestër me veprat e persekutimit që përfshinin vrasje të paligjshme, rrëmbime, zhdukja të detyruara, burgime të paligjshme në kampe në Kosovë dhe në Shqipëri, dhuna seksuale, forma të tjera të trajtimit çnjerëzor, zhvendosja me dhunë të individëve nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre si dhe përdhosjen dhe shkatërrimin e kishave dhe vendeve të tjera fetare.
Kjo në efekt rezultoi në spastrimin etnik të sasive të mëdha të popullsive serbe dhe rome nga ato rrethine në anën jugore të lumit Ibwr në Kosovë, me përjashtim të disa enklavave pakicash të shpërndara. Për më tepër, ne kemi konstatuar që disa elementë të UÇK-së ndërmorën një fushatë të zgjatur të dhunës dhe të frikësimit gjatë viteve 1998 dhe 1999 të drejtuar kundër kundërshtarëve politik shqiptarë kosovarë, e cila gjithashtu përfshinte veprat e vrasjeve jashtëgjyqësore, burgimeve të jashtëligjshme dhe trajtimit çnjerëzor.
Ne besojmë se provat janë bindëse që këto vepra nuk ishin veprat e individëve batakçi që kanë vepruar me dëshirën e vetë, përkundrazi këto janë kryer në një mënyrë të organizuar dhe janë miratuar nga individë të caktuar në nivelet më të lartë të udhëheqësisë së UÇK-së. Natyra sistematike ose e gjerë e këtyre krimeve në periudhën pasi përfundoi lufta në qershor të vitit 1999 e justifikon ndjekjen penale për krimet kundër njerëzimit. Kështu që ne presim që akuza të tilla mund të paraqiten në këtë çështje kundër disa zyrtarëve të lartë të ish-UÇK-së, dhe që një aktakuzë, me sa duket, gjithashtu do të përfshinte akuza për krimet e luftës, dhe shkelje të caktuara të ligjit vendor të Kosovës, duke përfshirë vrasje.
Disa vepra penale të tjera vendore – duke përfshirë torturë – nuk mund të ndiqen penalisht sepse ato krime kanë parashkruar me skadimin e afatit 15 vjetor. Pa pasur një gjykatë në dispozicion në këtë kohë, e rrjedhimisht duke qenë e pamundur të paraqesim një aktakuzë, nuk jemi në pozitë që të ndërprejmë kalimin e kohës së parashkrimit. Megjithatë, unë nuk besoj që kjo do të ketë një ndikim të dëmshëm në këtë rast, sidomos për shkak se shumë nga këto vepra mund të ndiqen në kontekstin e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare për të cilët nuk ka parashkrimit.
Në lidhje me krimet që i kam përshkruar më sipër, natyrisht përqendrimi ynë – si prokuroria dhe organ hetimor – ka qenë të kërkojmë dhe të përpilojmë prova të keqbërjes penale. Megjithatë, edhe pse nuk ka qenë përgjegjësia jonë kryesore, ne kemi ndjerë një detyrim të fortë të bëjmë gjithçka që kemi mundur për të mësuar për fatin e atyre njerëzve të cilët u zhdukën në vitet 1998 dhe 1999 dhe vendndodhjet e të cilëve ende nuk dihen. Për fat të keq, deri tani ne kemi zhvilluar vetëm pak informata shtese që do të na drejtonin në vendet e trupave ose që do të zbardhnin vendndodhjet e atyre të cilët u zhduken. Ndjekja e këtyre informatave do të mbetet një përparësia e lartë për TFHS-në jo vetëm për qëllimet tona hetimore por edhe për shkak të interesit bindës humanitar që t’u jepen përgjigje familjeve, të të gjitha përkatësive etnike, të dashurit e të cilëve u zhduken gjatë kësaj periudhe.
Në përgjithësi, të gjeturat tona hetimore nuk duhet të befasojnë askënd, sepse janë në përputhje me atë që u njoftua qysh vitin 1999 nga OSBE-ja në raportin e saj “As Seen As Told” (Siç u pa – siç u tha),vëllimi i dytë, dhe nga Human Rights Watch në raportin e saj “Abuses Against Serbs and Roma in the New Kosovo” (Abuzat kundër serbëve dhe romëve në Kosovën e re). Metgjithatë, kjo është hera e parë që pretendimet në ato raporte, dhe tani së bashku me ato në raportin e Dick Marty-t, i janë nënshtruar shqyrtimit prokurorial në kontekstin e një hetimi penal për gjithë Kosovën. Derisa ndonjë rast i paraqitur nga TFHS-ja natyrisht nuk do t’i përsëriste atoraporte plotësisht, tema themelore e paraqitur në ato raporte – një fushate të persekutimit të udhëhequr nga individë të caktuar të lartë në udhëheqësinë e UÇK-së – përputhet me të gjeturat tona hetimore në këtë pikë.
Korrja dhe trafikimi i organeve
Ndërsa raporti i Dick Marty-t e trajton këtë palë më të gjerë të pretendimeve, duke diskutuar zhdukjet, burgimet dhe vrasjet e pakicave etnike dhe të kundërshtarëve politike shqiptarë kosovarë, pjesa e raportit që ka tërhequr shumicën e vëmendjes – për hir të natyrës së saj sensacionale –lidhet me pretendimet e vrasjeve për qëllimet e korrjes dhe të trafikimit të organeve njerëzore. Siç kam thënë, të gjeturat tona përputheshin në masë të madhe me ato në Raportin e Dick Marty-t, dhe kjo vlen edhe për pretendimet në këtë çështje. Për të ndjekur veprat penale të tilla, megjithatë, duhet një nivel të provave që ende nuk kemi siguruar. Si Dick Marty, gjatë rrjedhës së hetimit të tij, ne kemi ndeshur sfida të theksuara në marrjen e provave të tilla. Kjo nuk do të thotë që këto prova nuk do të materializohen, dhe sigurisht ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë ato. Kështu, në asnjë mënyrë nuk e kemi hedhur vërtetësinë e këtyre pretendimeve. Megjithëse unë ende nuk ndihem që ka bazë mjaftë të fortë të provave për të marrë përfundimin që aktakuza mund të ngrihen në lidhje me këtë aspekt të lëndës, unë ndihem një detyrim të veçantë ta trajtoj këtë çështje veçmas, duke e marrë parasysh vëmendjen që i është kushtuar asaj.
Në këtë pikë unë mund të them se ka shenjë bindëse që kjo praktikë ka ndodhur në një shkallë shumë të kufizuar dhe që një numër të vogël të njerëzve janë vrarë për qëllimin e nxjerrjes dhe trafikimit të organeve të tyre. Ky përfundim përputhet me atë që thuhet në raportin e Dick Marty-t, domethënë që një “grusht” individësh ua nënshtrua këtij krimi. Përdorimi i fjalës “grusht” nga Senatori Marty ka qenë i qëllimtë dhe duhet kuptuar ashtu. Nuk ka ndonjë shenjë në këtë pikë që kjo praktikë ishte më e gjerë se kjo dhe sigurisht nuk ka shenjë që pjesë e madhe e pakicave etnike që u zhdukën ose që u vranë ishin viktimë të kësaj praktike. Kumtesat që janë dhënë nga disa njerëz duke lënë të kuptohet që qindra njerëzish janë vrarë për qëllimin e trafikimit të organeve janë krejtësisht e pambështetura nga të dhënat që ne kemi dhe që Dick Marty kishte. Nëse vetëm një njeri u nënshtrua një praktike aq tmerruese, dhe ne besojmë se një numër të vogël ua nënshtruan, kjo është një tragjedi të tmerrshme dhe fakti që kjo ndodhi në një shkallë të kufizuar nuk e pakëson egërsinë e një krime të tillë. Por, gjithashtu nuk vlen të stërmadhojë shifrat dhe të krijojë dhimbje dhe ankth të pamerituar për familjet, të cilët ende nuk e dinë fatin e të dashurave të tyre, duke i shtyrë të imagjinojnë këtë dimension të shtuar të tmerrit.
Procedura gjyqësore
Për sa u përket atyre krimeve për të cilat TFHS-ja posedon prova që mund të paraqiten në gjyq, ngritja e një aktakuze nuk do të ndodhë derisa nuk vendoset gjykata specialiste që është e paracaktuar për të dëgjuar këto lëndë – shpresoj që kjo do të vendoset në pjesën e parë të vitit që vjen. Deri atëherë prova të shtuara mund të paraqiten dhe kjo natyrisht do të ndikonte formën e aktakuzës që ngrihet. Atëherë kjo është një situatë e pazakonshme – në fakt e paparë – në të drejtën ndërkombëtare ku një prokuroria e veçantë është vendosur me kompetenca të plota hetimore dhe me një mandatë që të ngrejnë aktakuza, por ku nuk ekziston një gjykatë e përdorshme në të cilat ato aktakuza mund të paraqiten. Pra, deklarata e të gjeturave që unë po e jap sot do të qendrojë në vend vetëm deri kohën kur mund të ngrihet një aktakuzë me autoritet.
Për sa i përket procesit, u kuptua nga fillimi kur BE-ja mori përsipër këtë çështje që disa masa të jashtëzakonshme ishin të nevojshme për të zhvilluar hetimin dhe për të siguruar integritetin e një hetimi të kësaj natyre. Kjo çoi në vendosjen e TFHS-së e një njësi hetimore autonome, me seli jashtë Kosovës në Bruksel. Të njëjtat konsideratë që kanë ndikuar në vendosjen e TFHS-së si një prokurori dhe zyrë hetimore me vete gjithashtu kanë ndikuar në krijimin e një tribunali me disa garanci që do të jepnin të vetmet mjete për një gjyq të drejtë dhe të sigurtë në këtë çështje. Në lidhje me gjykatën që është e paraparë unë dua të trajtoj një shqetësim konkret që ka ardhur nga disa në Kosovë që kjo është një gjykatë që është vetëm për UÇK-në dhe që ajo injoron krimet e kryera nga të tjerët.
Realiteti është që TPNJ-ja kishte juridiksionin për të ndjekur krimet që ndodhen gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, pra deri në pikën kur përfundoi lufta në mesin e qershorit të vitit 1999. Në përputhje me mandatin e tyre juridiksional TPNJ-ja zhvilloi një numër të ndjekjeve penale kundër zyrtarëve të lartë serbë për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës gjatë kësaj periudhe për veprat që u janë drejtuar viktimave shqiptare kosovare. Megjithatë, TPNJ-ja u parandalua në ndjekjen e krimeve në periudhën pas konfliktit – periudha e cila ka qenë përqendrimi ynë kryesor për hetimin tonë – sepse juridiksioni i tij nuk lejonte ndjekjet penale jashtë konflikteve të armatosur. Me të vërtetë në vitin 2000 Carla del Ponte, Prokurorja e TPNJ-ës, kërkonte ndryshime në statutin për ta lejuar TPNJ-ën të hetojë dhe të ndjekë krime gjatë kësaj periudhe, por kërkesa e saj nuk u vë në veprim. Si rezultat, krimet e kryera në Kosovë në periudhën e paraluftës dhe gjatë luftës vetë janë marrë në masë të madhe nga TPNJ-ja. Shumica e këtyre kanë përfshirë kryerësit serbë. Atë që hetimi ynë ka bërë, dhe atë që kjo gjykatë do të bëjë, është që të mbushë boshllëkun e mbetur nga kufizimet juridike të TPNJ-ës.
Realiteti është që autoret kryesorë e krimeve gjatë periudhës pas luftës ishin individët e caktuar që kishin lidhje me UÇK-në, por kjo nuk i veçon ata për trajtim më të ashpër se të tjerët; kjo i vë ata në të njëjtat lloj të proceseve gjyqësore ndërkombëtare që ende janë kryer në lidhje me kryerësit serbë. Disa hapa janë marrë për të vendosur këtë gjykatë specialiste dhe, edhe pse jam i zhgënjyer që ende nuk është vendosur, unë e kuptoj që ky ka qenë një proces i ndërlikuar dhe ka përfshirë lundrimin në territor të pahetuar. Duke e kaluar këtë nëpër burokracinë e institucioneve të ndryshme të BE-së, duke marrë konsensusin e 28 shteteve anëtarë, duke siguruar zotimin e një shteti nikoqir dhe duke i adresuar shqetësimet e tij, dhe më në fund duke përmbushur hapat të nevojshme ligjore dhe procedurale në Kosovë për të krijuar këtë gjykatë ka qenë një proces i cili ka qenë pabesueshmërisht i ndërlikuar dhe që ka kërkuar shumë kohë.
Përderisa shumica e këtyre hapave janë kryer dhe Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës formalisht janë zotuar për të themeluar një gjykatë me garancitë e duhura, statuti i gjykatës dhe ndryshime të caktuar në ligjin kosovar duhet të vihen në veprim para se gjykata mund të fillojë punë. Këto hapa procedurale mund të ndodhin vetëm kur një Kuvend të ri përbëhet në përputhje me zgjedhjet e fundit. Është vetëm kur gjykata është e vendosur dhe kur gjyqtarë janë në vend që TFHS-ja mund të ngrinte një aktakuzë në këtë çështje. Derisa kjo nuk ndodh specifikat e të gjeturave të TFHS-së dhe provat mbështetëse do të mbetën nën vulë dhe detaje të mëtejshme nuk do të bëhen publike. Ndërkohë, TFHS-ja do të vazhdojë punën e saj hetimore që t’i mbështesë të gjeturat e saj dhe ta përforcojë lëndën. Por unë fuqimisht i nxis Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës dhe BE-në të veprojnë shpejtë të finalizojnë këtë proces dhe të kenë një gjykatë në vend të pjesën e parë të vitit që vjen.
Frikësimi i dëshmitarëve
Siç e kam përmendur pak kohë më parë, TFHS-ja ka ndeshur sfida të konsiderueshme në zhvillimin e këtij hetimi, dhe ne pranojmë që këto sfida do të vazhdojnë të ndikojnë derisa puna shkon përpara. Edhe pse fuqimisht besoj se provat do të jenë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës kur mjetët procedurale janë në vend kështu që të mundësohet paraqitja, unë duhet të pranoj që, si me ndonjë hetim penal, sendet mund të ndryshojnë dhe është e pamundshme të jap garanci absolute për rezultate konkrete. Në këtë drejtim, çështja që më shqetëson më së shumti është ajo që e kam përmendur në fillimin e fjalimit tim, dhe ajo është klima e frikësimit të dëshmitarëve.
Ndërsa ky hetim ka përparuar, ka pasur përpjekje aktive ta minojë atë me anë të ndërhyrjes te dëshmitarët dhe këto përpjekje po vazhdojnë. Ne kemi marrë masa për të kundërshtuar ndikimin e frikësimit të dëshmitarëve dhe ne do të vazhdojmë t’i marrim ato. Ne do t’i hetojmë këto veprime dhe do të ndjekim penalisht secilin individ që konstatohet të jetë i përfshirë në to. Nuk ka ndonjë gjë që e kërcënon sundimin e ligjit në Kosovë dhe përparimin e saj drejt një të ardhmen evropian më shumë se sa kjo praktikë e përhapur. Përderisa një grusht njerëzish të fuqishëm vazhdojnë t’i prishin hetimet në kriminalitetin e vet, populli i Kosovës në përgjithësi e paguan çmimin ndërsa një re e zymtë pezullon mbi vendin. Ata njerëz që merren me dhunë ose kërcenim të dhunës kundër dëshmitarëve ose ata që janë në pozita politike ose në media të cilët sulmojnë dëshmitarët për guximin që kanë të ngrejnë zërat e tyre nuk janë ata që po e mbrojnë Kosovën. Ata janë njerëzit që po e kobisin të ardhmën e Kosovës.
Kryeprokurori
Së bashku me këtë deklaratë të të gjeturave hetimore, unë gjithashtu do të doja të marrë këtë mundësi të deklarohem se shërbimi im si Kryeprokurori i TFHS-së do të marrë fund më 23 gusht. Kur më kërkuan të marr këtë pozitë në mesin e vitit 2011, unë pranova të shërbej për një afat jo më shumë se tre vjet dhe të drejtoj këtë proces gjatë kësaj faze fillore hetimore. Meqenëse këto dy etapa po afrohen unë mendoj se kjo është koha e përshtatshme të largohem që të lehtësoj vazhdimësinë e pasardhësit tim gjatë fazës paraprake dhe fazës gjykuese të kësaj lënde.
Ndërsa përgatitem të përfundoj punën time me TFHS-në unë dua të shquaj punën e hatashme të burrave dhe grave të cilët kanë qenë kolegët e mi në TFHS-në dhe t’u shprehem mirënjohjen time. Ky grup i profesionistëve të jashtëzakonshëm – prokurorë, hetues, oficerë ligjor, analistë, dhe specialistë të tjerë nga 18 shtete të BE-së, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara – ka punuar përballë gjasave të tronditshme për të zhvilluar këtë hetim. Është zotimi i tyre, profesionalizmi i tyre dhe kujdesi i tyre të cilët na kanë sjellë në këtë pikë dhe kam besim që ata do të vazhdojnë ta zhvillojnë këtë hetim derisa një aktakuzë mund të ngritet.
Gjithashtu unë do të isha i shkujdesur po të mos falënderoja partnerë të tjerë për kontributet e tyre. Zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës meritojnë nder të madh për veprimet e tyre të cilët kanë mundësuar këtë hetim – gjë që natyrisht nuk ka qenë lehtë për ata të bëjnë. Që nga nisja Presidentja Jahjaga ka dhënë shumë përkrahje, duke kuptuar që një zgjidhje e këtyre çështjeve dhe një zotim i fortë për sundimin e ligjit janë në interesin e Kosovës. Po ashtu qeveritë në shtetet fqinje, si Mali i Zi dhe Shqipëria ndihmuan shumë dhe u përgjigjën kërkesave tona për bashkëpunimin e plotë.
Qeveria e Serbisë, e kryesuar nga Kryeministri Vucic dhe më parë nga Kryeministri Dacic, ka bërë gjithçka që ka mundur për të na ndihmuar në këtë proces, por ajo gjithashtu ka bërë çmos që të shmangë pengimin e pavarësisë së procesit tonë. Bashkëbiseduesi ynë operativ kryesor në Qeverinë serbe ka qenë Kryeprokurori për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic, dhe ai si dhe zyra e tij kanë qenë jashtëzakonisht ndihmues, por në të njëjtën kohë kanë respektuar pavarësinë tonë. Gjithashtu kemi punuar me organizata të viktimave, të të mbijetuarëve dhe të personave të zhdukur dhe gatishmëria e tyre për të na ndihmuar pas kalimit të aq shumë viteve ka qenë një vlerë e madhe për punën tonë.
Gjithashtu një numër të qeverive kombëtarë të tjera, komponente të organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare, gjithë ata kanë dhënë informata dhe kanë vënë persona të duhura në dispozicion për intervistat e dëshmitarëve. Megjithëse kemi përfituar nga informata që kemi marrë deri tani dhe për qasje te dëshmitarë të mundshme, do të ketë nevojë të vazhdueshme për këtë bashkëpunim ndërsa procesi hetimor e gjyqësor vazhdojnë. Unë dua t’i inkurajoj ato, si dhe ndonjë organizatë ose individë tjetër me informata përkatëse të gjejnë mënyrë për t’i ndarë ato me TFHS-në. Për më tepër, disa shtete kanë ofruar ndihmë në lidhje me çështjet e mbrojtjes së dëshmitarëve. Ne jemi mirënjohës për zotimet që janë bërë deri tani, por edhe këtu do të ketë një nevojë të vazhdueshme derisa hetimi dhe gjyqi përparojnë.
Më në fund, Shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm, dhe Qevëria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë përkrahje parezervë dhe kanë siguruar që ky proces ka ecur përpara me sukses. Si një prokuror dhe diplomat amerikan që e ka drejtuar këtë nisje të BE-së për këto tre vjet të fundit unë mund të them pa mëdyshje që kjo paraqet një shembull të shquar për atë që mund të arrihet me bashkëpunim operativ midis BE-së dhe SHBA-ve.
Në mbyllje, unë dua të bëjë këtë pikë të rëndësishme. Disa njerëz, për ta mbrojtur vetën, janë përpjekur të portretizojnë këtë hetim si një sulm mbi luftën e Kosovës përliri ose mbi UÇK-në si organizatë. Shumë kosovarë janë kyçur në UÇK-në me qëllimet më të mira dhe kanë refuzuar kriminalitetin e shfrenuar që ngjau pas luftës. Disa nga këta kanë treguar guxim të madh dhe integritet duke u paraqitur si dëshmitarë dhe duke treguar atë që dinë për ata njerëz të cilët morën një shteg tjetër – ata në pozita udhëheqëse që kanë përqafuar kriminalitetin dhe kanë dëshiruar të përdorin UÇK-në t’i çojnë përpara synimet e tyre personale. Kështu, duhet të jetë e qartë se ky hetim dhe çdo akuzë që rrjedh nga ai janë drejtuar te veprimet penale e individëve brenda grupeve të veçantë dhe jo te UÇK-a në tërësi.
As nuk është kjo një përpjekje për të rishkruar historinë, siç disa njerëz janë përpjekur ta paraqesin këtë. Unë isha në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 dhe unë e mbikëqyra hetimin pasues nga TPNJ-ja për krimet e kryera nga serbë gjatë asaj periudhe, duke e shkruar si bashkautor aktakuzën e parë
kundër Slobodan Milosevicit dhe të tjerave për krimet e drejtuar kundër viktimave shqiptare kosovare. Unë kisha një rol udhëheqës në nxjerrjen e kufomave nga varrimet masive gjatë verës së vitit 1999 ku trupat e mijëra viktimave shqiptare kosovare janë rimarrë. Unë shkova në shumë vende të krimeve nëpër Kosovë dhe kam kaluar shumë orë duke biseduar me viktime dhe familjarët që kanë humbur të dashurat. Pra, nga angazhimi im krejtësisht i drejtpërdrejt, unë e kuptoj qartë çfarë ndodhi në Kosovë në vitet që paraprinin luftën në vitin 1999 si dhe gjatë luftës.
Pavarësisht rrethanave që paraprinin atë konflikt, megjithatë, asnjë gjë nuk e justifikon shënjestrimin e qëllimtë të individëve të pafajshëm. Çka ndodhi pas konfliktit nuk ishte një çështje të mbrojtjes së Kosovës ose të luftimit për liri. Përkundrazi, ky ishte një sulm i vrazhdë mbi pjesë domethënëse të popullsisë civile. U drejtua kundër pothuajse të gjithë serbëve që kanë dëshiruar të qëndrojnë në Kosovë, shumë nga të cilët ishin të moshuar ose të drobitur; dhe kundër romëve dhe pakicave të tjera etnike; dhe gjithashtu u drejtua kundër atyre shqiptarëve kosovarë që kundërshtuan një grup të vogël brenda UÇK-së që ata të mos kishin monopoli në fuqi. Në fund, kjo ishte vetëm për individë të caktuar në udhëheqësinë e UÇK-së duke përdorur elementë të asaj organizate të kryejnë dhunë për të fituar fuqinë politike dhe pasuri personale për vetën, jo për ndonjë çështje më të madhe. Dhe është si individë që ata duhet të mbartin përgjegjësinë për krimet e tyre.