☁️
Tiranë 10°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.82 ▲2.48%
ARI 5,033 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,295 ▲ +0.8% ETH $2,309 ▲ +3.22% XRP $1.5352 ▲ +4.59% SOL $93.7900 ▲ +0.57%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.82 ▲2.48 % ARI 5,033 ▲0.62 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.82 ▲2.48 % ARI 5,033 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga: Ballafaqimi me pasojat e luftës jo i lehtë, por nuk është i pamundur

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga tha të premten se ballafaqimi me pasoja të luftës nuk është i lehtë, por nuk është i pamundur. Ajo tha se me vendosmërinë, me mbështetjen dhe gatishmërinë e duhur do të arrijnë që të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre t’u ofrohet mundësi për të ardhme më të sigurt dhe në paqe.

jahjaga-ballafaqimi-me-pasojat-e-luft-euml-s-jo-i-leht-euml-por-nuk-euml-sht-euml-i-pamundur_hdKështu deklaroi presidentja Jahjaga në takimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës që shënon edhe njëvjetorin e formimit të Këshillit.

Ajo tha se kishin kaluar 15 vite nga përfundimi i luftës, dhe tema e kësaj kategorie të viktimave civile të luftës vazhdonte të mbetej temë tabu, ku faji i kësaj padrejtësie të madhe vazhdonte të rëndonte supet e këtyre viktimave.

“Ishin zërat e organizata të grave ato që nga momentet e para tentuan të thyenin heshtjen që pllakosi këtë pasojë të luftës, të cilat gjetën edhe mbështetjen e ithtarëve të drejtësisë që guxuan të flasin hapur. Por, ende, 15 vite pas përfundimit të luftës, debatet që po zhvilloheshin brenda shoqërisë sonë reflektonin stigmën e thellë, deri edhe mohimin e kësaj të vërtete të rëndë të luftës”, tha presidentja.

Ajo tha me bindje se prej vitit të kaluar së bashku kanë arritur të hapin një kapitull të ri, i cili ka vetëm një drejtim, atë të garantimit dhe ofrimit të të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës si viktima civile të luftës.

“Së bashku kemi arritur ta kthejmë çështjen e rehabilitimit, të riintegrimit dhe risocializimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, në një temë që zë gjithmonë e më shumë vend në politikat qendrore dhe ato lokale, në një temë për të cilën tashmë ne si shoqëri kemi filluar të flasim më hapur. Ballafaqimi me këtë pasojë të luftës nuk është i lehtë por nuk është i pamundur, me vendosmërinë, me mbështetjen dhe gatishmërinë e duhur do të arrijmë që të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre t’ju ofrojmë mundësitë për të ardhme më të sigurt dhe në paqe, siç kemi filluar tashmë ta bëjmë”, tha presidentja.

“Kur e nisëm këtë rrugëtim, e kishim shumë të qartë që rehabilitim nënkupton më shumë se njohje ligjore, nënkupton edhe ndihmë psiko-sociale, qasje në shërbime shëndetësore, qasje në drejtësi, nënkupton fuqizim ekonomik, luftim të stigmës. Në takimin e dytë të këtij Këshilli formuam grupet punuese, si struktura koordinuese për të adresuar të gjitha këto çështje, të cilat në bazë të kompetencave të institucioneve dhe organizatave të përfshira morën hapa konkretë drejt përmirësimit të jetës dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës”, shprehet Jahjaga.

Ajo tha se ofrimi i qasjes në shërbimet shëndetësore është një tjetër prioritet i domosdoshëm në adresimin e rehabilitimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.