Kosova
Jahjaga kujton 70 vjetorin e Auschwitz-it
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në ditën ndërkombëtare te përkujtimit të Holokaustit dhe në 70 vjetorin e çlirimit të kampit më të madh të koncentrimit në Auschwitz, ka vënë një kurorë lulesh pranë monumentit kushtuar hebrenjve të Kosovës, që u zhdukën në kampet e nazistëve me lutje dhe shpresë që njerëzimi kurrë më të mos përjetojë një tragjedi të tillë.
“Si popull që përjetoi vuajtje të ngjashme dhe që po përballet me plagët e hapura të luftës së fundit, sot përkulem për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që u privuan nga e drejta për të jetuar”, shprehet Jahjaga në Facebook.