🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.94 ▼0.37%
ARI 4,853 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,304 ▼ -0.22% ETH $2,327 ▼ -1.75% XRP $1.3579 ▼ -0.65% SOL $83.4200 ▼ -3.11%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.94 ▼0.37 % ARI 4,853 ▲0.06 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.94 ▼0.37 % ARI 4,853 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga: Kushtetuta, dokumenti që ndërton bazamentin e shtetit të së drejtës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar për 9 Prillin, Ditën e Kushtetutës.

jahjaga-kushtetuta-dokumenti-q-euml-nd-euml-rton-bazamentin-e-shtetit-t-euml-s-euml-drejt-euml-s_hdJahjaga ka shkruar në Facebook se Dita e Kushtetutës është njëra ndër ditët më të shënuara na historinë e shtetit të Kosovës.

“Sot është dita që simbolizon bazën e shtetësisë. Sot kremtojmë një ndër ditët më të shënuara në historinë e shtetit tonë, Ditën e Kushtetutës, këtij akti madhor që ka përmbledhur gjithë sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ky dokument është themeli i shtetit të Kosovës – që qytetarin e tij e ka zot të kësaj toke, të barabartë pa dallim.

Është dokumenti që ndërton bazamentin e shtetit të së drejtës, ku sundon rendi dhe ku forca e ligjit shtrihet në gjithë territorin.

Kjo është Dita e aktit më të lartë juridik dhe të vlerave të popujve dhe vendeve demokratike. Një Kushtetutë e shtetit tonë, me një histori të rëndë, që po ngritet me forcën e shpirtit të qytetarëve të tij, me vullnetin e tyre për ta bërë Kosovën një vend të dinjitetshëm, të përparuar dhe anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.