☁️
Tiranë 16°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.07 ▲0.87%
ARI 4,865 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,253 ▲ +1.42% ETH $2,325 ▲ +2.83% XRP $1.3616 ▲ +0.78% SOL $83.8200 ▼ -0.24%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.07 ▲0.87 % ARI 4,865 ▲0.3 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.07 ▲0.87 % ARI 4,865 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga në Jordani kërkon vendosjen e marrëdhënieve bilaterale me Irakun

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me zëvendëspresidentin e Irakut, Ayad Allawi, me të cilin bisedoi për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga tha se që prej shpalljes së pavarësisë së saj, Kosova po e konsolidon demokracinë e brendshme dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes e stabilitetit jo vetëm në rajonin e Evropës Juglindore si dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë.

Ajo tha se konsolidimi ndërkombëtar i vendit dhe pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare ka një rendësi të veçantë dhe theksoi nevojën e rreshtimit së Irakut përkrah të gjitha atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë Kosovës, njofton kumtesa presidenciale.

Jahjaga dhe zëvendëspresidenti Allawi theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të komunikimit të ndërsjellë që do të ndihmonte edhe në njohjen më të përafërt të realitetit.

Zëvendëspresidenti i Republikës së Irakut, Ayad Allawi, theksoi se vendi i tij po përcjell me vëmendje gjithë zhvillimet në Kosovë dhe tha se njohja e pavarësisë së saj është një çështje kohe. Zëvendëspresidenti i Irakut u pajtua me Presidenten Jahjaga për rëndësinë e shkëmbimit të vizitave e kontakteve të niveleve të ndryshme të të dyja vendeve si dhe shkëmbimit të përvojave në shtetndërtim.

Presidentja Jahjaga po qëndron në Jordani, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me ftesë të mbretit Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.

Gjatë ditës së sotme në kuadër të punimeve të Forumit Presidentja Jahjaha ka takuar edhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Gordon Brown dhe profesorin Klaus Schwab, themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror, me të cilët ka biseduar për çështjen e bashkëpunimit dy dhe shumë palësh me Kosovën në fushën e ekonomisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.