☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.02 ▲0.8%
ARI 4,355 ▼4.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,154 ▼ -1.72% ETH $2,054 ▼ -3.06% XRP $1.3787 ▼ -2.93% SOL $86.4600 ▼ -2.54%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.02 ▲0.8 % ARI 4,355 ▼4.8 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.02 ▲0.8 % ARI 4,355 ▼4.8 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga: Përpjekjet për një jetë më të mirë duhet të shtohen

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se përpjekjet tona të përbashkëta për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës duhet të shtohen.

“Më shumë vende pune, më pak varfëri, më shumë siguri, të gjitha këto duhet të bëhen të mundura përmes zhvillimit të sektorit privat. Dialogu me ndërmarrësit duhet të jetë përherë i hapur e duhet të jetë gjithnjë konstruktiv”, theksoi ajo.

Presidentja Jahjaga mori pjesë sot në Prishtinë në Forumin e Sektorit Privat të organizuar nga Programi i Kosovës për Promovimin e ndërmarjeve të vogla e të mesme – KOSME.

Ajo tha se nga institucionet e Republikës së Kosovës kërkohet më shumë angazhim për krijimin e parakushteve për një qeverisje ekonomike më efektive, për mbizotërimin e konkurrencës së lirë dhe ndërtimin e bazës zhvillimore dhe se, mbështetja e sektorit privat është përgjegjësi institucionale.91

“Prioritetet janë të qarta. Politikëbërja ekonomike duhet të bazohet në programe të mirëfillta mbështetëse e në të dhëna e hulumtime të besueshme. Programet si KOSME kanë dhënë një kontribut të fuqishëm në këtë drejtim. Për krijimin e rritjes ekonomike, aq të nevojshme për zbutjen e varfërisë dhe papunësisë, duhet mënjanuar pengesat që e ndalojnë këtë rritje”, theksoi Presidentja e Kosovës, Jahjaga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.