Kosova

Jahjaga pret ambasadoren e Turqisë, marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Presidentes se Kosovës, Atifete Jahjaga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button