Kosova

Jahjaga priti ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

jahjaga-priti-ambasadorin-e-hungaris-euml-laszlo-markusz_hdPresidentja Jahjaga e përgëzoi ambasadorin Markusz për detyrën e re dhe vlerësoi lart mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Ajo tha se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button