Ekonomia

Japonia mbështet investimet publike në zonat e thella rurale të vendit

Qeveria e Japonisë përmes projektit “Siguria Bazë e Njeriut”,  po mbështet në realizimin e investimeve publike që i shërbejnë banorëve dhe komunitetit, në zonat e thella rurale të vendit tonë.

zonaAmbasada e Japonisë për Shqipërinë, me rezidencë në Romë, në një njoftim për shtyp bën të ditur se, ndihma e Japonisë Grant për Projektin “Siguria Bazë e Njeriut”, synon të mbështesë investime të vogla që kontribuojnë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë.

Përmes një granti prej 59,674 euro, projekti i financuar nga fondet e asistencës që Qeverisë Japoneze për Shqipërinë do të përdoren për rehabilitimin e Shkollës “Matosh Uka” në Komunën e Fierzës (nëveri të vendit).

Që nga viti 1998 Japonia ka bërë të mundur zbatimin e 21 projekteve të ndryshme në mbështetje të komuniteteve, ndër të cilat 15 prej tyre janë rehabilitimin apo ndërtim i shkollave fillore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button