roze

Jason Bourne, premierë në Londër

Jason Bourne, i fundit i serisë së filmave “Bourne”, pati të hënën në Londër premierën e tij europiane. Aktori Matt Damon kthehet pas 9 vitesh në rolin e ish-agjentit të trazuar të CIA-s. Dhe, meqenëse ra fjala tek agjentët sekretë, Damon pak dyshime ka se kë do të preferonte në kostumin e të famshmit James Bond: aktorin britanik, Idris Elba.

“Idris më pëlqen, është i shkëlqyer. E kam parë në çdo gjë që ka bërë dhe është shumë i mirë. Them se ai do ta përmirësonte filmin”, tha aktori Matt Damon.

Në fakt, Damon nuk është i vetmi që ndan këtë mendim. Zoe Saldan, përpara tij, e ka përqafuar idenë me mjaft entuziazëm, e madje thotë se Elba duhej ta kishte bërë këtë gjë me kohë. Të shumtë janë ata që do të preferonin një ndryshim dhe deri tani tani është lakuar sa mundësia e një Bondi me ngjyrë, aq edhe ajo e një superagjenteje femër, së cilës i kanë gjetur dhe emrin: Jane Bond.

Favoritja numër një për intepretimin e të parës grua Bond në histori është Gillian Anderson. Elba duket një mundësi interesante, por gara është e fortë dhe për t’u kthyer në agjentin e ardhshëm të “MI6”, atij do t’i duhej të konkurronte me James Norton, Aidan Turner dhe Tom Hiddleston.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button