☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.49 ▼4.45%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,750 ▼ -0.18% ETH $2,285 ▲ +1.01% XRP $1.2497 ▼ -0.06% SOL $94.0300 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.49 ▼4.45 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.49 ▼4.45 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Misteri i jahtit në Palasë, 4 personat mohojnë të kenë qëlluar me armë. Lirohen nga policia

Pas 2 orësh e gjysmë ndjekje, policia bëri të mundur kapjen e katër personave që dyshohet se ndodheshin në bordin e jahtit misterioz, nga ku u qëllua me armë zjarri në ajër.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç”, thuhet në njoftimin e dytë të bluve mbi rastin.

Ngjarja u raportua rreth orës 21:00 të së dielës, kur të shtënat me armë zjarri u dëgjuan në të gjithë Palasën.

Shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë/Stacionit të Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), u vunë në ndjekje të mjetit lundrues nga deti dhe toka, pasi jahti po lëvizte në drejtim të Himarës.

Fillimisht, jahti në fjalë u braktis dhe personat u zhdukën me një gomone, në tentativë për të ikur drejt Greqisë. Megjithatë, pas disa përpjekjesh u bë i mundur lokalizimi i tyre…

Siç mësohet, janë ushtruar kontrolle në ambientet e brendshme të jahtit, por nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm.

Ndërkohë, gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, raportoi se katër të dyshuarit mohuan çdo lidhje me ngjarjen. “Nuk kemi armë”, mësohet se kanë deklaruar ata në komisariat.

Nga ana tjetër, gazetari Besar Bajraktaraj tha se “ekzistojnë dyshime se katër personat kanë qenë nën efektin e alkoolit”.

Duke qenë se në jaht nuk u gjet asnjë send i kundraligjshëm apo diçka që të provojë se ishin ata që shkaktuan panik te pushuesit me të shtënat, policia i ka lënë të lirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.