☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,540 ▲0.68%
DOW 53,059 ▲1.09%
NASDAQ 25,598 ▲0.88%
NAFTA 78.62 ▼7.15%
ARI 4,085 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $62,904 ▼ -0.31% ETH $1,849 ▼ -0.36% XRP $1.0710 ▼ -0.86% SOL $72.7800 ▼ -0.14%
S&P 500 7,540 ▲0.68 % DOW 53,059 ▲1.09 % NASDAQ 25,598 ▲0.88 % NAFTA 78.62 ▼7.15 % ARI 4,085 ▼0.55 % S&P 500 7,540 ▲0.68 % DOW 53,059 ▲1.09 % NASDAQ 25,598 ▲0.88 % NAFTA 78.62 ▼7.15 % ARI 4,085 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

MSH: Ushqyerja me gji për një fillim të qëndrueshëm në jetë – ta forcojmë atë që funksionon

Me rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, e cila këtë vit shënohet nën moton “Ushqyerja me gji për një fillim të qëndrueshëm në jetë, ta forcojmë atë që funksionon”, Ministria e Shëndetësisë rikujton se ushqyerja me gji është mënyra më natyrale dhe më e sigurt e ushqyerjes së të porsalindurve dhe foshnjave, thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Qumështi i gjirit siguron të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e duhur, forcon imunitetin, zvogëlon rrezikun nga shumë sëmundje dhe kontribuon në shëndet më të mirë si për nënën, ashtu edhe për fëmijën.

Në përputhje me rekomandimet e Komitetit për Ushqyerjen me Gji, UNICEF-it dhe OBSH-së, rekomandohet ushqyerja ekskluzive me gji gjatë gjashtë muajve të parë të jetës, e më pas vazhdimi i ushqyerjes me gji, së bashku me ushqimin plotësues të përshtatshëm, deri në moshën dyvjeçare ose edhe më gjatë, në përputhje me nevojat e fëmijës dhe dëshirën e nënës.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për avancimin e politikave shëndetësore që sigurojnë mbështetje për ushqyerjen me gji, përmes forcimit të kapaciteteve të institucioneve shëndetësore, edukimit të punonjësve shëndetësorë dhe mbështetjes së vazhdueshme për gratë shtatzëna, nënat dhe familjet e tyre.

Me rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, Ministria bën thirrje për përgjegjësi dhe mbështetje të përbashkët nga punonjësit shëndetësorë, institucionet, punëdhënësit, familjet dhe e gjithë komuniteti, sepse krijimi i kushteve për një ushqyerje të suksesshme me gji është një investim në shëndetin e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, thuhet në njfotimin e MSH-së./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.