☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 78.91 ▼6.8%
ARI 4,099 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $62,919 ▼ -0.26% ETH $1,851 ▼ -0.26% XRP $1.0715 ▼ -0.79% SOL $72.7300 ▼ -0.33%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 78.91 ▼6.8 % ARI 4,099 ▼0.19 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 78.91 ▼6.8 % ARI 4,099 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Sporti

Kush është Victor Montagliani, kandidati që bashkon të gjithë kundër Infantino-s

Për të gjithë ata që mendojnë se opozitarët e Gianni Infantino-s nuk kanë një profil të gatshëm për të zëvendësuar kreun aktual të FIFA-s e kanë gabim.

Fronti i ngritur kundër numrit një aktual të FIFA-s është më solid se kurrë madje ka arritur në kohë rekord edhe një dakortësi rreth kandidaturës, e cila duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të penguar avokatin nga Zvicra që të fitojë mandatin e katërt.

Bëhet fjalë për kreun e Konfederatës së Amerikës Veriore, Qëndrore dhe Karaibeve, Victor Montagliani. Në orët e fundit figura e Kanadezit shikohet si bashkuese e një komuniteti që tani më shumë se kurrë ka nevojë për një profil ndryshe.

Montagliani është një nga figurat më me ndikim në futbollin e Amerikës së Veriut. Ndryshe nga shumë të tjerë në këtë lojë, ai e ndërtoi pasurinë e tij diku tjetër, duke u bërë partner i pavarur në një grup sigurimesh, pasi fillimisht punoi në Hogan & Cox Insurance Adjusters përpara se të kalonte në role ekzekutive në ndërmjetësimin e sigurimeve dhe menaxhimin e riskut.

“Për momentin është i fokusuar në çështjen e momentit. Mendoj se ajo që ka më shumë rëndësi për momentin nuk është figura që do të sfidojë Infantino-n për postin e presidentit, por humbja e besimit në FIFA”, tha për mediet britanike një person shumë i afërt me 60-vjeçarin.

Siç dihet numri një CONCACAF-it po punon për të hedhur edhe një herë kandidaturën në zgjedhjet e këtij institucioni vitin që vjen. Për këtë motiv 60-vjeçarit i duhet që të marrë një vendim deri më 18 nentor kur është edhe data e fundit për regjistrimin në garën për president të FIFA-s.

UEFA po punon fort për të larguar Infantino-n ndërsa pasardhësi i tij duhet që të jetë nga një konfederatë “aleate”. Presidenti i ri i FIFA-s nuk do të jetë nga Europa pasi UEFA-s për të arritur qëllimin kryesor i duhet një figurë, e cila të ketë konsensusin e sa më shumë federatave.

Në këtë pikë Montaglianika edhe një “aleat” të fortë pasi në një event që i kushtohej drejtuesit të lartë në Vankuver 11 muaj më parë, ishte prezent edhe Mattias Grafström, i cili është sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, numrin 2 de facto i Infantino-s. Burime të shumta pohojnë se marrëdhënia mes Grafström dhe Infantino-s është tensionuar gjithnjë e më shumë në muajt e fundit. Grafström dihet se ka pasur dyshime të mëdha në lidhje me rritjen e çmimeve në Kupën e Botës këtë verë dhe shumë thonë se ai është lënë jashtë planeve që kishte numri një i FIFA-s për privatizimin e turneut. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.