☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.82 ▼4.13%
ARI 3,910 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,785 ▼ -0.14% ETH $2,286 ▲ +1.08% XRP $1.2496 ▼ -0.11% SOL $94.0800 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.82 ▼4.13 % ARI 3,910 ▲0.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.82 ▼4.13 % ARI 3,910 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani dhe Omani planifikojnë korridor të ri detar në Ngushticën e Hormuzit

TEHERAN/BERLIN, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Irani dhe Omani po zhvillojnë bisedime për krijimin e një korridori të përkohshëm të përbashkët për lundrimin në Ngushticën strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës, gazit dhe plehrave kimike, bëri të ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei.

Sipas propozimit, anijet nuk do të përdorin më disa korsi të ndara, por një sistem qarkullimi me dy drejtime.

Anijet cisternë dhe ato të mallrave do të hyjnë në ngushticë nga një korridor verior, përmes ujërave territoriale iraniane, ndërsa në kthim do të përdorin një korridor jugor në ujërat territoriale të Omanit.

Ngushtica e Hormuzit është pika më e rëndësishme për eksportet energjetike globale. Në pjesën më të ngushtë ajo është vetëm rreth 39 kilometra e gjerë.

Duke qenë se si Irani ashtu edhe Omani pretendojnë ujëra territoriale prej 12 miljesh detare secili, zonat e tyre mbivendosen dhe në këtë segment nuk ekzistojnë ujëra ndërkombëtare.

Kalimi nëpër Hormuz ka qenë prej kohësh një pikë tensioni në marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS), anijet tregtare kanë të drejtën e kalimit transit dhe nuk mund të bllokohen.

Megjithatë, Irani nuk e njeh këtë interpretim juridik.

Ekspertët vlerësojnë se skema e re do të kufizojë lirinë e lundrimit krahasuar me periudhën para konfliktit ushtarak.

Teherani mund të ketë mundësi të ushtrojë kontroll më të madh mbi hyrjen e anijeve, duke vendosur se cilat mjete lundruese dhe nga cilat vende mund të kalojnë nëpër ngushticë.

Gjithashtu, anijeve luftarake mund t’u refuzohet kalimi. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.