☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.82 ▼4.13%
ARI 3,910 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,785 ▼ -0.14% ETH $2,286 ▲ +1.08% XRP $1.2496 ▼ -0.11% SOL $94.0800 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.82 ▼4.13 % ARI 3,910 ▲0.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.82 ▼4.13 % ARI 3,910 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – FT: Zjarret në Evropë kanë shkaktuar mbi tre miliardë euro dëme që nga fillimi i vitit

LONDËR, 3 gusht /ATSH-ANSA/ – Zjarret dhe valët e të nxehtit që kanë goditur Francën, Spanjën dhe vende të tjera evropiane i kanë kushtuar kontinentit më shumë se tre miliardë euro vetëm këtë vit, sipas një analize të “Financial Times”.

Shifra nxjerr në pah ndikimin gjithnjë e më të madh ekonomik të zjarreve të lidhura me ndryshimet klimatike.

Gjatë dy muajve të parë të sezonit të zjarreve janë djegur pothuajse 500 mijë hektarë sipërfaqe pyjore dhe tokash. Vetëm në pesë vendet e eurozonës më të prekura, mes tyre Portugalia, Greqia dhe Rumania, dëmet ekonomike vlerësohen në rreth 3,1 miliardë euro.

Kjo shumë tejkalon ndjeshëm vlerësimin mesatar vjetor të Komisionit Evropian, i cili llogariste se zjarret shkaktonin rreth 2,5 miliardë euro dëme në të gjithë Bashkimin Evropian.

Analiza e “Financial Times” bazohet në metodologjinë e përdorur nga Komisioni Evropian dhe në llogaritjet e autoriteteve franceze. Vlerësimi përfshin të ashtuquajturën kosto të restaurimit, pra shpenzimet e nevojshme për rikthimin e zonave të djegura në gjendjen e tyre të mëparshme.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky është vetëm një tregues i pjesshëm i dëmeve. Në koston totale nuk përfshihen humbjet ekonomike nga ndërprerja e aktiviteteve, dëmtimi i infrastrukturës, ndikimi në turizëm, bujqësi dhe shëndetin e popullsisë.

Sipas analizës, dëmi përfundimtar pritet të jetë dukshëm më i lartë, ndërsa sezoni i zjarreve vazhdon dhe autoritetet në disa vende evropiane mbeten në gatishmëri për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar për përhapjen e flakëve./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.