☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 90.25 ▼8.12%
ARI 4,409 ▼3.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,664 ▲ +3.47% ETH $2,157 ▲ +4.31% XRP $1.4226 ▲ +2.38% SOL $89.8900 ▲ +3.29%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.25 ▼8.12 % ARI 4,409 ▼3.64 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.25 ▼8.12 % ARI 4,409 ▼3.64 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

JCR Euroasia: I pandryshuar vlerësimi për Shqipërinë në BB+: Nevojat për reforma, të ngushtme

Agjencia e vlerësimit të riskut, “JCR Euroasia Rating” mbajti të pandryshuar vlerësimin për borxhin e Shqipërisë në BB+ duke e shoqëruar atë me një vlerësim pozitiv për perspektivën.

Në deklaratën shoqëruese të vlerësimit JRC, vlerëson se, perspektiva makroekonomike të Shqipërisë shihet me një rritje pozitive e ndikuar me se shumti nga integrimi në BE-në i vendit dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit të ngushtë me FMN-në dhe Bankën Botërore.

Por JRC  vë në dukje gjithashtu se, Shqipëria paraqet nevoja të ngutshme për reforma të mëtejshme strukturore, si investimet në infrastrukturë dhe integrimi i ekonomisë informale në sferën ligjore të ekonomisë shihen si thelbësore për mbajtjen gjallë të rritjes ekonomike.

Procesi i vazhdueshëm i anëtarësimit me BE-në dhe vijimësia e bashkëpunimit me FMN do të shërbejnë si dy spiranca politike dhe financiare.

Çështje themelore të  identifikuara edhe në vlerësimet e mëparshme që vijojnë të jenë shqetësime janë borxhi veçanërisht i lartë publik, përqendrimi i borxhit publik në bankat tregtare.

Raportet e larta të kredive me probleme, papunësia e lartë dhe deficiti i lartë i llogarisë korente vazhdojnë të bëjnë presion në perspektivën ekonomike.

JRC vlerëson se, angazhimi i Shqipërisë për konsolidimin fiskal dhe politika akomoduese monetare të Bankës së Shqipërisë (BSH) japin sinjale se ekonomia po ecën në rrugën e duhur.

FMN kompletoi shqyrtimin e shtatë të marrëveshjes në mars 2016, duke vënë në dukje, progres në lidhje me reformat strukturore dhe përmirësimin e  financave publike.

Për më tepër, ulja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe emetimi i suksesshëm  i Eurobondit  ka ulur kostot e huamarrjes së qeverisë në mënyrë të konsiderueshme.

“Në periudhën afatmesme dhe atë afatgjatë, ne presim rikuperimin e normave të rritjes së ekonomisë dhe përmirësimin e barrës së borxhit publik, duke pasur parasysh uljen kostos së huamarrjes së sektorit” thuhet në deklaratën e vlerësimit të JRC-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.