Kosova

Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Rahovec

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Behar Rama i ka dorëzuar kryetarit të komunës, Idriz Vehapi, shkresën e tij për dorëheqje nga detyra e Drejtorit të Arsimit.

jep-dor-euml-heqje-drejtori-i-arsimit-n-euml-rahovec_hdBurime të sigurta nga stafi i ngushtë i kryetarit Vehapi, po ashtu edhe nga Drejtoria e Arsimit kanë konfirmuar këtë lajm për RahovecPress.

Ndërkohë, ndonëse ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj dorëheqje, thuhet se shkas janë bërë shkeljet e shumta në Drejtorinë e Arsimit si dhe telashet që i kanë lindë kësaj drejtorie me institucione të ndryshme si: Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit, Gjykatat etj.

Gjatë kësaj kohe Drejtoria e Arsimit është gjobitur dy herë nga Inspektorati i Punës, si dhe janë evidentuar disa here shkelje nga Inspektorati i Arsimit.

Në të njëjtën kohë, përderisa në Gjykatën Themelore në Gjakovë është duke vazhduar gjykimi i Drejtorit Behar Rama, merret vesh që së fundmi atij i është ngritur edhe një padi e re nga Inspektorati i Arsimit në Gjakovë si rezultat i mosrespektimit të vendimeve të kësaj të fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button