roze

Jessie J, e thjeshtë dhe elegante në Charlotte

Jessie J. është e njohur për deklaratat e saj të guximshme për modën. Por, në një koncert të së martës në Charlotte të Karolinës Veriore në SHBA, ajo është shfaqur tepër e thjeshtë.

1418209236xhesiKëngëtarja, e cila ishte e pranishme për një koncert edhe në Shqipëri, gjatë festimeve të 70-vjetorin e Çlirimit dhe Natës së Bardhë, është kthyer në fillimet e saj për vizitën e fundit në Shtetet e Bashkuara, ku ajo po vazhdon të fitojë mbështetje që prej renditjes së hitit të saj “Bang Bang” në “Top 10”, këtë herë e veshur me pantallona të shkurtra sportive, në ngjyrë të zezë.

Jessie ishte mbuluar sipër me një bluze bejzbolli, e cila në qendër të saj kishte të shkruar me gërma të argjendta emrin e qytetit. Vëmendjen e tërhoqën kryesisht pantallonat e shkurtra, të cilat nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata, e të tonifikuara.

28-vjeçarja britanike pritet të vlerësohet me çmimin “Powerhouse” në eventin “Billboard Women In Music awards”, edhe pse ende s’mund ta besojë se sa sukses ka arritur në një moshë tepër të re.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button