🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.32 ▲0.9%
ARI 4,865 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,476 ▼ -3.81% ETH $2,221 ▼ -4.72% XRP $1.4683 ▼ -3.87% SOL $90.7300 ▼ -4.43%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.32 ▲0.9 % ARI 4,865 ▼0.64 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.32 ▲0.9 % ARI 4,865 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jeta në trekëndëshin kufitar që ndan shqiptarët

Kjo trevë, që ishte vatër e vlimeve historike, fati e deshi që të jetë e ndarë në tre shtete edhe pse në të gjitha anët e kufirit është e banuar me shqiptarë, të cilët i dolën në ndihmë vëllezërve të tyre kur e kërkoi nevoja.

Pranvera ia ka kthyer hijeshinë malësisë së Karadakut,e cila përshkon komunat e Anamoravës, ato të Luginës së Preshevës dhe përfundon skaj Shkupit, shkruan “Zëri”.

Kjo trevë, që ishte vatër e vlimeve historike, fati e deshi që të jetë e ndarë në tre shtete edhe pse në të gjitha anët e kufirit është e banuar me shqiptarë, të cilët i dolën në ndihmë vëllezërve të tyre kur e kërkoi nevoja.

Tashti, familje nga fshatrat shqiptare në Maqedoni, që ishin të detyruara të lëshojnë shtëpitë e tyre, vazhdojnë të jetojnë në komunën e Vitisë, siç është rasti më i fundit, kur familja Osmani dhe familje të tjera u vendosën në fshatin Letnicë të Vitisë.
Gjergji, banor i Letnicës, thotë se në fshatin e tyre jetojnë dhjetë familje të zhvendosura nga Maqedonia. “Dikur kishte më shumë, por ato ishin kthyer në shtëpitë e tyre”, thotë Gjergji, i cili shton se tash kur situata në maqedoni sërish është përkeqësuar, ai druan se sërish do të ketë një valë refugjatësh.

Letnica, që dikur banohej edhe me banorë kroatë, tash nuk ka më shumë se 3-4 familje kroate edhe atë me banorë të moshuar, derisa familje shqiptare vazhdon të ketë më shumë.

Pak kilometra më larg shtrihet fshati Vërnakollë, në të cilën nga larg shihen shtëpi të reja, kisha katolike e fshatit e shumë objekte të tjera, por ku futesh në të, aty mbretëron një heshtje mortore. I tërë fshati, që dikur numëronte qindra shtëpi të banuara, tash nuk ka më shumë se tre banorë të moshuar. Banorët e kanë fshatin në kërkim të një jete më të mirë.

Në këtë anë më shumë banorë ka në Stubëll, por siç thekson dom Alberti, famullitar në Kishën Katolike të Stubllës, është për të ardhur keq që në Vërnakollë nuk ka fare banorë, fshat të cilin tash e kanë braktisur edhe misionarët italianë, të cilët kishin qëndruar aty deri para pak muajsh, kurse shtëpitë e këtij fshati po dëmtohen e shkatërrohen.

Në Stubëll, ku ka më shumë gjallëri, dëgjohen goditjet e çekanëve. Aty po ndërtohet monumenti që u kushtohet prijësve fetarë të këtij fshati e ku spikat monumenti i dom Zef Ramajt, i cili është me origjinë nga Stublla dhe varrin e ka në Stubëll, kurse ai kishte pagëzuar Nënë Terezën në Kishën Katolike të Shkupit, gjë të cilën e dëshmon edhe pllaka që po ngrihet aty.

Në këtë pjesë të komunës së Vitisë në pak kilometra katrorë mund të shohësh edhe kisha katolike, xhamia e kisha ortodokse e banorët e kësaj ane vazhdojnë të jetojnë në paqe, ndonëse ata vazhdojnë të përballen me hallet e brengat që i sjell jeta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.