Ekonomia

JICA mbështet Shqipërinë për paralajmërimin e zjarreve në pyje

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (AKMC) nisin bashkëpunimin për ngritjen e  kapaciteteve për Sistemin  Kombëtar të Informacionit të Zjarrit në Pyje dhe zgjidhjeve të bazuara në natyrë për reduktimin e rrezikut ndaj fatkeqësive.

Kryepërfaqësuesi i JICA për Rajonin e Ballkanit Ueki Masahiro dhe drejtori ipërgjithshëm i AKMC, Haki Çako, nënshkruan sot në mjediset e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Tiranë, marrëveshjen për zbatimin e Projektit të Bashkëpunimit Teknik  “Për  Ngritjen e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit të Zjarrit në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrën për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive (NbS-DRR)”.

Qëllimi i projektit është krijimi i një sistemi të integruar të menaxhimit  të  emergjencave  në  Shqipëri dhe zhvillimin e kapaciteteve të agjencive qeveritare për paralajmërimin  e  hershëm  për  zjarret  në  pyje  dhe fatkeqësitë e tjera natyrore,  si dhe aplikimi i zgjidhjeve të bazuara në natyrë përmes pilotimit në zona të caktuara (zona e ujëmbledhësit të Bovillës), duke synuar reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Nëpërmjet këtij Projekti të Bashkëpunimit Teknik, ekspertët japonezë të JICA-s do të vijnë në Shqipëri, për të ndihmuar AKMC për të zbatuar Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS) dhe për të pilotuar zgjidhje të bazuara në natyrën për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë (NbS-DRR).

Trajnime në Japoni apo vende të tjera, në lidhje me arritjen e qëllimeve të sipërpërmendura, janë planifikuar gjithashtu të ndërmerren përmes mbështetjes së JICA, për personelin e AKMC dhe  organizatave të tjera qeveritare që do të përfshihen në zbatimin e projektit, me qëllim rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Gjithashtu, në kuadër të kësaj nisme një numër pajisjesh do t’i sigurohen AKMC nëpërmjet këtij bashkëpunimi teknik.

Projekti i bashkëpunimit nisë në 6-mujorin e parë të vitit 2024 dhe do të vijojë për një periudhë 5 vjeçare.

Shqipëria vitet e fundit është përballuar me rrezikun e ndryshime klimatike, me zjarret  në  pyje, përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe tërmetet. Përafërsisht 39.9% e terrenit në vend është pyll, dhe zjarret në pyje janë të zakonshme gjatë muajve të thatë të verës. Shpeshtësia e shfaqjes dhe zonat e rrezikuara janë rritur në Shqipëri. Nga viti 2012 deri në vitin 2017, numri mesatar i zjarreve në vit ishte 214, dhe sipërfaqja e djegur në vit ishte 3,476 ha (duke përfshirë kullotat). Shqipëria është në rrezik nga efektet e valëve të të nxehtit dhe zjarreve. Me temperaturat më të larta të verës dhe kushtet gjithnjë e më të thata, frekuenca dhe madhësia e zjarreve në pyje ka të ngjarë të rritet më tej.

JICA, ka zbatuar bashkëpunimin në fushën e Sistemevetë Informacionit për paralajmërimin e hershëm të Zjarreve në Pyje dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë NbS-DRR (ose Eco-DRR) në Ballkanin Perëndimor, në vendet për rreth Shqipërisë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, JICA ka zhvilluar dhe prezantuar sisteme të shkallëzueshme kombëtare  të informacionit për zjarret në pyje, të cilat janë efektive kundër zjarreve në pyje dhe fatkeqësive të tjera, si dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore përmes demonstrimit  të “reduktimit të rrezikut të fatkeqësive të bazuara në ekosistemin (Eco-DRR)”. Duke qenë se rreziku nga zjarri në pyje është çështje ndërkufitare, prezantimi i NFFIS dhe NbS-DRR në Shqipëri konsiderohet i dobishëm si për  Shqipërinë ashtu edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Mjedisi është një nga fushat prioritare të politikës japoneze të asistencës për Shqipërinë. Ky projekt konsiderohet si aktivitet thelbësor për mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button