Kosova

Jo të gjithë të kthyerit regjistrohen në Zyrën për kthim

Gjatë periudhës janar-shkurt në komunën e Ferizajt janë rikthyer 60 persona kanë thënë zyrtarë komunal që merren me kthimin e qëndrueshëm. Por sipas tyre ky numër del të mos jetë edhe i sakët ngase ka shumë persona që kthehen e që nuk pranojnë të regjistrohen në Zyrën e Departamentit për Emigrim që gjendet në aeroport.

jo-t-euml-gjith-euml-t-euml-kthyerit-regjistrohen-n-euml-zyr-euml-n-p-euml-r-kthim_hdKoordinatorja për kthim të qëndrueshëm në komunën e Ferizajt, Xhavahire Dervishi-Rexhepi, këtë e lidhë me faktin se një numër i madh i të kthyerve për shkak të problemeve apo frustrimit që kanë pasur nuk pranojnë që të regjistrohen.

“Nuk e ndiejnë vetën mirë, por ndërkohë disa lajmërohen, ose vijnë mes pikave të ndryshme kufitare. Numri më i madh i të kthyerve këto ditë ka qenë nga Gjermania dhe Austria. Në janar nga Gjermania janë kthyer 9 persona, në mesin e tyre një familje, ndërsa nga Austria 6 persona, ndërsa prej Zvicrës, Anglisë, Suedisë dhe Francës e kemi nga një person që është kthyer”, ka thënë Dervishi-Rexhepi për KosovaPress.

Sipas statistikave që ka kjo Zyre, gjatë shkurtit janë kthyer 20 familje me 34 persona, edhe atë nga Austria, Gjermania, Zvicra, Suedia, Franca dhe Çekia. Zyrtarët thonë se personat që janë kthyer nuk përfitojnë nga programi për integrim për shkak se nuk i plotësojnë kriteret në bazë të Rregullores 20/2013, sepse këta e kanë lëshuar Kosovën pas datës 28 korrik 2010.

“Këta kanë të drejtë të kenë qasje në arsim, shëndetësi, dhe aftësime profesionale, por jo edhe në akomodim, pako ushqimore dhe në projektet për krijimin e të hyrave vetanake. Këtë ua pamundëson rregullorja”, shpjegon Dervishi-Rexhepi.

Mësohet se këta persona që kanë qëndruar më shumë se gjashtë muaj diku jashtë ka mundësi që të ndihmohen prej organizatave tjera siç është URA 2, organizata ABO dhe IOM-i.

“Ne zakonisht i rekomandojmë këta persona te këto organizata dhe nëse i plotësojnë kriteret e tyre ato u ndihmojnë”, ka thënë Dervishi-Rexhepi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button