☁️
Tiranë 10°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 97.99 ▲2.55%
ARI 4,499 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,140 ▼ -0.27% ETH $2,133 ▼ -0.49% XRP $1.4345 ▼ -0.85% SOL $89.1200 ▲ +0.33%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.99 ▲2.55 % ARI 4,499 ▼2.32 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.99 ▲2.55 % ARI 4,499 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Arte

Johnny Depp prezanton ekspozitën e tij të parë në Gjermani

Qyteti i vogël i Emendingen-it, në rajonin jug-perëndimor të Breisgau-t, është zgjedhur për të pritur ekspozitën e parë të veprave të artit të yllit amerikan, Johnny Depp, duke lënë pas metropolet e mëdha si Berlinin, Mynihun apo Frankfurtin.

Galeria “Queens” ka fituar të drejtën për të shfaqur veprat e aktorit të famshëm të njohur për personazhin e tij në “Piratët e Karaibeve”. Ekspozita hapet këtë të shtunë, dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 12 prill.

Drejtori menaxhues i galerisë, Ted Bauer, tregoi se realizimi i këtij projekti ka qenë një proces shumë i vështirë dhe kërkues, duke përshkruar se nuk mund të mjaftonte thjesht një telefonatë për të siguruar ekspozitën.

Ai punoi për katër vjet për të arritur të kontaktonte menaxhmentin e Depp dhe për të fituar të drejtën e ekspozitës, duke mundur konkurentë të shumtë që kërkonin të njëjtën mundësi.

Interesi i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm, pasi ekspozita përfshin 13 vepra me tirazh të limituar dhe disa vepra arti unike, duke përfshirë autoportrete të Depp-it dhe portrete të bashkëpunëtorëve të tij të njohur si Liz Taylor, Al Pacino dhe Keith Richards.

Disa nga veprat u shitën edhe para hapjes së ekspozitës, gjë që bëri të nevojshme dërgimin e veprave shtesë në galeri për të plotësuar kërkesën.

Johnny Depp nuk do të jetë i pranishëm gjatë ekspozitës, ndërsa veprat e tij pritet të shfaqen edhe në vende të tjera në të ardhmen.

Një kontratë afatgjatë është nënshkruar me Depp-in, dhe kompania e Ted Bauer tani e përfaqëson atë në të gjithë zonën gjermanishtfolëse.

Me këtë hap, Emmendingen bashkohet me një listë prestigjioze qytetesh ku aktori ka shfaqur publikisht artin e tij – që nga debutimi në vitin 2022, duke përfshirë qytete si Nju Jorku, Londra dhe Tokio. //a.i/

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.