Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.65 ▲0.8%
ARI 4,790 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,091 ▲ +1.6% ETH $2,196 ▲ +0.7% XRP $1.3433 ▲ +0.85% SOL $83.3200 ▲ +1.49%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Johnson sulmon sauditët

Vetëm pak ditë përpara vizitës së tij në rajon, Boris Johnson akuzoi Arabinë Saudite për “abuzim me Islamin”, duke i dhënë kështu një fshikullime të fortë njërit prej aleatëve më kontroversë të Londrës.

Me akuzat e lëshuara ndaj monarkisë, sekretari i Jashtëm britanik shkel protokollin e të mos sulmuarit të vendeve partnereve në Lindjen e Mesme.

Johnson tha gjatë një konference për shtyp në Romë se Arabia Saudite po tërheq “fijet e luftërave” në rajonin ku ai nuk sheh të ketë ndonjë lidership vizionar.

“Ka politikane që po tjetërsojnë fenë, e po abuzojnë me të me qëllimin të përmbushin objektivat e tyre politike. Dhe në aspektin politik, ky është njëri prej problemeve më të mëdha në atë zonë.

Tragjedia e vërtetë, për mendimin tim dhe prandaj ka kaq shumë konflikte atje, është se në vetë shtetet e rajonit nuk ekziston një udhëheqje e fuqishme.

Prandaj i shohim sauditët, Iranin, e të gjithë të tjerët aty të lëvizin e të luajnë luftërash me palë të treta”, tha Boris Johnson, sekretar i Jashtëm britanik.

Në komentet e tij, të publikuara nga “The Guardian”, kryediplomati britanik thekson mungesën e figurave të fuqishme drejtuese, qofshin ato burra apo gra, të cilët të kenë vullnetin të shkojnë përtej sunitëve, shiitëve apo çfarëdolloj grupi tjetër fetar e t’i bashkojnë njerëzit për ta lënë historinë e tyre kombëtare të zhvillohet.

Deklaratat e Johnsonit bien ndesh me ato të kryeministres Theresa May, e cila nuk ka shumë që e lavdëroi drejtimin vizionar të familjes mbretërore saudite dhe monarkut Salman.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.