☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.30 ▲1.67%
ARI 4,531 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,656 ▲ +1.49% ETH $2,055 ▲ +2.79% XRP $1.3484 ▲ +1.18% SOL $83.8900 ▲ +1.67%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.30 ▲1.67 % ARI 4,531 ▲0.14 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.30 ▲1.67 % ARI 4,531 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Jorida Tabaku: Në partinë time e vetmja alternativë është sulmi ndaj atij që mendon ndryshe

“Nuk e konceptoj dot që në partinë time mendimi ndryshe të sulmohet dhe nuk e konceptoj dot që në partinë time në 2022 të jemi me të vetmen alternativë të sulmit të atij që mendon ndryshe, për interes personal, duke anashkaluar interesin kryesor”. 

Këtë mesazh përcolli deputetja demokrate Jorida Tabaku në Intervistën me Merita Hakjan, kur u pyet për situatën që po kalon Partia Demokratike 6 muaj para zgjedhjeve lokale.

“Këshilla ime është që sot qeverisjen e kemi përballë një makineri të tërë që ka filluar fushatën elektorale. Nuk do të thotë që unë mendoj ndryshe dhe jam e keqe. Unë kam të vërtetën time, ti do të më sulmosh.

Nuk e konceptoj dot që në partinë time mendimi ndryshe të sulmohet dhe nuk e konceptoj dot që në partinë time në 2022 të jemi me të vetmen alternativë të sulmit të atij që mendon ndryshe. Por ajo që po ndodh duke mos menduar për interesin e vendit por për pushtetin personal të ngastrës të PD dhe parlamenti po anashkalojmë interesin kryesor që duhet të ishin qytetarët”, tha Tabaku.

Ajo tha se e sheh me trishtim dhe përgjegjësi situatën në PD.

“E sigurt është që jam një nga personat që më dhemb më shumë situata ku ndodhet sot PD, më intereson më shumë se ata që flasin. E shoh me trishtim edhe për votuesit e PD që nuk i kemi dhënë ato që prisnin këto 8 vite. E shoh përgjegjësinë edhe te vetja ime, ndjej përgjegjësi për çdo gabim për të shkuarën”, u shpreh Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.