roze
Julianne Moore: Kam qenë shumë e vetmuar
Është një nga kandidatet kryesore për të fituar çmimin Oscar muajin e ardhshëm falë interpretimit në filmin ‘Still Alice’ dhe duken të largëta ditët kur Julianne Moore ndihej e shkatërruar pasi martesa e saj e parë nuk funksionoi.
Në një intervistë për ‘The Hollywood Reporter’, aktorja thotë: “Isha e vetmuar. Nuk isha aspak e lumtur. Nuk kisha atë jetë personale që doja.”
Julianne u martua me John Gould Rubin në moshën 25-vjeçare dhe pasi u ndanë në vitin 1995, aktorja pati nevojën e një terapisteje për të kaluar zhgënjimin.
Fatmirësisht, një vit pas divorcit, tashmë 54-vjeçarja u njoh me regjisorin Bart Freundlich, me të cilin jeton e lumtur edhe sot e kësaj dite.