roze

Justin Bieber: Nuk po kërkoj të dashur

Për këngëtarin kanadez, viti 2014, ka qenë shumë i trazuar pasi përveç problemeve me ligjin, ai u nda edhe nga e dashura e tij, Selena Gomez.

1427763278justin14Çifti i ka dhënë fund zyrtarisht marrëdhënies së tij dhe duket se muajt e fundit, Justin po përpiqet të pastrojë imazhin e tij dhe të rregullojë gabimet e bëra.

“Në këtë pikë të jetës, jam i fokusuar vetëm te vetja ime, që do të thotë se nuk jam në kërkim të një të dashure”,  ka thënë ai për “USA Today”. “Dua të jem 100% i sigurt për atë person që dua ta kem pjesë të jetës sime. Dua një vajzë të cilës mund t’i besoj pasi ky biznes është shumë i vështirë”.

Justin gjithashtu ka komentuar ngjarjet me të cilat i është dashur të përballet me ligjin, duke thënë se kanë qenë pjesë e procesit të rritjes.

“Tani di se çfarë dua, unë kam mësuar nga gabimet e mia”, shton këngëtari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button