Juventusi “prenoton” Palmisani-n, Carnevali me strategji të qartë për portierin e së ardhmes
Muajt e fundit klubi bardhezi ishte interesuar për të, por nuk u bë asgjë. Pas nisjes së kampionatit, ku ai po pret gjithçka, lakmohet nga të gjithë.
Juventusi ka vendosur në rreth portierin Lorenzo Palmisani. Joshet shumë nga talenti i tij, e ka ndjekur muajt e kaluar, por pa mundur ta blejë nga Frosinone. Tani e gjithë Italia flet për një portier, që në kalimin nga Serie B në Serie A nuk ka ndryshuar asgjë. Pret ashtu si më parë, me diferencën që për të mbajtur rrjetën të paprekur tani duhet të përballojë skuadra të Champions League.
Palmisani rritet dhe fokusi i tij është Italia U-21, ndërsa Juventusi po bën gjithçka për të qenë i pari në radhë për portierin e së ardhmes. Lojtarët e dorës së parë duhen evidentuar dhe marrë para se të shpërthejnë, sepse në të kundërt rrezikohen nga klubet më të pasura.
Palmisani po i kalon shpejt etapat. Administratori i klubit bardhezi, Giovanni Carnevali, mund të ëprfitojë nga raportet e mira me Frosinone-n. Është shpejt të flitet për firmë, por idetë qartësohen që tani. Juventusi ka kërkuar të rikthejë në Torino Norberto Neto, pa kontratë, që të mos mbetet bosh. Por planet janë më të thella. Objektivi është që të bllokohet që tani Palmisani për ta marrë në fund të vitit, duke shpresuar që ai do të përmirësohet.
Pastaj do të shihet: nëse Guglielmo Vicario do të shkëlqejë, nuk do të ishte utopi aktivizimi i atyre 8 milionë eurove të klauzolës së blerjes. Kështu do të formohej një çift italian mes shtyllave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.