☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 92.87 ▲0%
ARI 4,186 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,125 ▲ +1.95% ETH $2,721 ▲ +1.24% XRP $1.5018 ▲ +0.63% SOL $120.1100 ▲ +1.63%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.87 ▲0 % ARI 4,186 ▼0.38 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.87 ▲0 % ARI 4,186 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Arte

“Kaini dhe Abeli-Të bijtë e Adamit” rikthehet në Teatrin Eksperimental, katër shfaqjet e fundit

Katër shfaqjet e fundit të veprës “Kaini dhe Abeli-Të bijtë e Adamit” në skenën teatrore. Vepra rikthehet në skenën tonë teatrore, si një nga produksionet e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Dramaturg Bujar Hoxhaj dhe regjisor Rafael Hoxhaj, shfaqja “Kaini dhe Abeli-Të bijtë e Adamit” ndërthur historinë e lashtë, dramën dhe pyetjet e mëdha mbi natyrën e njeriut, duke i dhënë një interpretim të fuqishëm artistik ngjarjes. Në role janë Silvio Goskova, Jurgen Marku, Bujar Hoxhaj, Anxhela Bregasi, Fabjan Blloku, Elisa Jakimi, Ariton Pollozhani, Reina Ndreu, Maria Brokshi.

Çfarë ndodh kur vëllavrasësi i parë në histori rikthehet në Tokë për t’u gjykuar? I sjellë nga Ferri për të dhënë llogari për krimin që ndryshoi fatin e njerëzimit, Kaini rrëfen historinë e një familjeje, ku ndjenja e refuzimit dhe xhelozia ndaj vëllait të tij, Abelit, u shndërruan në aktin e parë të vrasjes.

Por ndërsa përpiqet të mbrojë veten, ai ngre një akuzë të rëndë ndaj njerëzimit: jo vetëm që e trashëgoi krimin, por edhe e përsosi atë. Megjithatë, mbi të gjitha qëndron gjyqi më i pamëshirshëm, ai i ndërgjegjes, ku hija e Abelit dhe kujtimi i vrasjes e ndjekin pa pushim. E frymëzuar nga universet e Andrea Camilleri dhe José Saramago, kjo shfaqje është një hetim teatral mbi origjinën e dhunës njerëzore dhe mbi momentin kur njeriu bëhet armik i njeriut.

A do të ekzistonte vrasja, nëse Kaini nuk do ta kishte vrarë Abelin? Shfaqja teatrore do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë mbrëmjen e datës 30 prill, si dhe në datat 1, 2 dhe 3 maj, ku teatri bën me dije se janë katër shfaqjet e fundit. Skenograf Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara dhe kompozitor Serxhio Beqo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.